Sipas astrologjisë klasike, shenjat mund të përshtaten me njëra tjetrën, të jenë neutrale apo të jenë krejt antagoniste. Astrologët pohojnë se më mirë përshtaten shenjat që janë brenda një grupi

Mirëpo, përputhshmëria astrologjike nuk është gjithçka. Ndonjëherë një shenjë tokësore dhe një shenjë ajri mund të bien në gjunjë për njëra-tjetrën. Por, edhe një shenjë zjarri dhe një shenjë uji, ndonjëherë mund të jetojnë të lumtur.


Por më mirë t’i analizojmë të gjitha shenjat, sepse nganjëherë, pavarësisht elementeve të shenjave që duket se nuk korrespondojnë, në realitet rezervohen edhe surpriza.

Michelle dhe Barack Obama

3f7b0b6e e1c2 4da1 9ab8 7cff44eb7618 getty 917650632

Barack është Luan, ndërsa Michelle është Bricjap, të dyja shenja plot pasion dhe nismë. Por, shumicën e rasteve, nuk janë pasionantë për të njëjtat gjëra.

Luanët nuk planifikojnë, pasi u pëlqen të marrin iniciativë, pavarësisht rrezikut. Bricjapët nga ana tjetër vënë planet mbi të gjitha. Luanët dhe Bricjapët, zakonisht, nuk kanë të njëjtat synime dhe kur i kanë, ndjekin rrugë të ndryshme për t’i arritur. Për fat të mirë, Obama-t janë për mrekulli.

Jay-Z dhe Beyonce

fe6f72cd 739b 46cf b9bf 10cf3097b1dd getty 1161994859

Jay dhe Bey kanë pasur vështirësi gjatë lidhjes dhe martesës, por i kanë superuar me sukses, edhe pse nuk përshtaten në zodiak. Beyonce është Virgjëresha, ndërsa Jay Shigjetari dhe këty dy shenja nuk bëjnë çiftin perfekt.

Një Shigjetar bën çfarë të dojë, kur të dojë, ku të dojë, ndërsa një Virgjëreshë është metodike, porsi Bricjapi dhe Demi. Të dyja shenjat përshtaten lehtësisht, por impulsiviteti i Shigjetarit me shumë mundësi e bezdis Virgjëreshën e kujdesshme.

Meghan Markle dhe Princ Harry

e72bc6c4 dcc6 4389 92e4 95aaa00efa68 getty 1176004922

Edhe pse janë të martuar prej një viti dhe janë prindër të një djali, marrëdhënia e tyre është e çuditshme kur e analizon nga aspekti astrologjik. Meghan është Luan, ndërsa Harry është Virgjëreshë, shenja që rrallë përzihen bashkë.

Virgjëreshat janë të rezervuara, shumë herë më të rezervuara se Luanët që çmojnë vëmendjen dhe famën. Me shumë mundësi, Virgjëresha e mban Luanin me këmbë në tokë dhe Luani e bën Virgjëreshën të argëtohet pak.

David dhe Victoria Beckham

5f04c921 503e 430f 84f9 9517ffec62ef getty 1135411921

Çifti ideal i Hollywood-it përbëhet nga një Dash si Victoria dhe një Dem si David, dy shenja gjithë vullnet dhe kokëfortësi.

Dashi është impulsiv dhe përherë optimist, ndërsa Demi i ngadaltë dhe i qëndrueshëm. Një Dem vërtet është i duruar, por jo aq sa për të përballuar një Dash. Sidoqoftë, katër fëmijë dhe 20 vite martesë flasin vetë.

Amal dhe George Clooney

5b082975 d296 44af 8cd5 04080e49ee62 getty 1151141957

Askujt s’ia merrte mendja se George, beqar i përjetshëm, do të martohej me Amal. Akoma më e pabesueshme u bë kur morëm vesh se George është Demi, ndërsa Amal Ujori. Porsi gjithë kombinimet shenjë ajri dhe toke, janë të papërputhshëm.

Demi është gjithnjë me këmbë në tokë, ndërsa Ujori i sheh gjërat nga një perspektivë e re gjithmonë. Demi i reziston ndryshimit, ndërsa Ujori është më progresisti i zodiakut. Por nëse Amal i ndryshoi mendjen për martesën, jemi të bindur se bashkë mund të bëjnë gjithçka.

Përshtatur nga Elite Daily