Kombinimet më të këqija i gjeni në vijim, por nëse fiksimi juaj ka pikërisht këtë shenjë, provojeni, por kini parasysh çfarë do të lexoni këtu
Dashi dhe Gaforrja
Deshët impulsivë dhe energjikë kanë nevojë për një partner optimist që të ndjekë rrymën me ta. Gaforrja s’ka asnjë nga këto cilësi dhe bashkë ndonëse në dukje kompesojnë njëri-tjetrin do të formonin një çift goxha dramatik. Gaforrja e ndjeshme ka nevojë për siguri dhe një partner të parashikueshëm që ta bëjë të ndihet mirë, por kjo kërkon shumë durim nga ana e një Dashi i cili është gjithnjë në kërkim të aventurës, tensionit dhe emocioneve të reja.
Demi dhe Shigjetari
Këta të dy duan gjëra krejt të ndryshme nga jeta. Thënë këtë, lidhja bëhet paksa e vështirë për një Shigjetar dhe një Dem. Këta të fundit kërkojnë siguri dhe jetë të rehatshme e ndërsa Shigjetari është lindur për të qenë i lirë, pa zinxhirë që do ta mbanin të mbërthyer, qofshin këto edhe të mira materiale, shkruan Bustle.
Binjakët dhe Akrepi
Binjakëve ju pëlqen t’i mbajnë gjërat gjithmonë në dritë dhe interesante. Thënë këtë, s’është surprizë që shpesh interesohen dhe janë të dhënë pas Akrepave që i intrigojnë me pasionin dhe misterin që fshehin. Gjithsesi mes tyre ka një ngërç emocional që shpesh i ndalon të funksionojnë si çift. Ndërkohë që një Binjak do të luajë gjatë gjithë kohës, Akrepi do thellësi emocionale dhe padashur bëhet posesivë për natyrën flirtuese të partnerit.
Gaforrja dhe Ujori
Siç e thamë, Gaforrja ka nevojë për shumë siguri në një raport romantik, por Ujori duke qenë aq i pavarur sa është e ka të pamundur ta garantojë këtë. Ata janë gjithmonë në lëvizje dhe duke parë përpara se ç’po ndodh me botën. Kjo do t’ia vështirësonte shumë punën një Gaforreje.
Luani dhe Akrepi
Për një Luan dhe një Akrep lidhja ka konflikte, shumë konflikte. Akrepat i shohin Luanët si të përqendruar vetëm tek vetja kurse nga ana tjetër një Luan e ka thuajse të pamundur të kuptojë qëllimet e Akrepit.
Virgjëresha dhe Shigjetari
E shohin jetën shumë ndryshe, gjë që do t’jua vështirësonte marrëdhënien. Një shenjë me këmbë në tokë si Virgjëresha, aq e organizuar dhe orientuar ndaj detajeve do ta kishte të vështirë të qëndronte gjatë me një Shigjetar që ka prioritet emocionet, aventurën dhe dëshirën për të mos u mërzitur kurrë.
Peshorja dhe Bricjapi
Një lidhje mes tyre do të ishte goxha sfiduese. Një Bricjap motivohet nga puna, statusi, arritja e objektivave, e ndërsa Peshorja është shumë e interesuar për marrëdhëniet ndërpersonale dhe ato shoqërore, citon Anabel.
Akrepi dhe Peshorja
Problemi më i madh i Akrepit në një lidhje është natyra xheloze. Nga ana tjetër, Peshorja flirtuese do t’ia nxirrte në pah shumë shpejt këtë tipar dhe ja ku është problemi! Ky kombinim e ka të pamundur të shohë në thellësi të njëri-tjetrit.
Shigjetari dhe Bricjapi
Shigjetarët e urrejnë të ndihen të ngecur në një lidhje. Ata janë shpirtra të lirë dhe duan shumë liri dhe kohë të kaluar me veten për t’u ndjerë të lumtur. Bricjapi nga ana tjetër vepron me logjikë dhe nderon traditat, gjë që i bën të mos jenë në të njëjtën linjë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit