Tetë persona janë intervistuar nga Komisioni hetimor parlamentar lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve turq në mars të këtij viti.
Komisioni ka intervistuar zyrtarët e Policisë së Kosovës prapa dyerve të mbyllura.
Zyrtarët e intervistuar janë: Fazli Fazliu, shef i Departamentit për të Huaj në Aeroport, Ibrahim Mustafa nga Departamenti për Emigrim në Aeroport, Rrustem Haliti, zyrtar policor në Aeroport, Hamit Rukiqi, zyrtar policor, Xhemajl Krasniqi, Naile Cakolli, nënkoloneli Shaban Guda dhe drejtori i Departamentit të Kufirit, Rrahman Sylejmani.
Pas intervistimit të katër prej tyre, para mediave ka folur kryetari i Komisionit, deputeti Xhelal Sveçla, i cili tha se janë intervistuar zyrtarë policorë të Kosovës, “të cilët ose kanë marrë pjesë ose kanë qenë përgjegjës në Aeroportin e Prishtinës”.
“Tash do të vazhdojmë me zyrtar tjerë policorë”, tha Sveçla.
Meqë njëri nga të intervistuarit kishte thënë se ishte thirrur gabimisht në intervistë, këtë e mohoi kryetari i Komisionit.
Xhelal Sveçla tha se deklaratat e të intervistuarve janë kontradiktore.
“Kemi informacione të bollshme. Dorën në zemër, disa edhe kontradiktore të cilat duhet të evaluohen në ditët në vijim. Nuk mund të them se kemi informacione të mjaftueshme deri sa të kryhen të gjitha intervistimet”, tha Sveçla.
Pas një pauze, ka filluar intervistimi i zyrtarëve të tjerë policorë.
Intervista me zyrtarët policorë ka zgjatur 9 orë.
Të intervistuarit kanë raportuar në Komision për veprimet e tyre në ditën kur Kosova deportoi gjashtë shtetas turq për në Turqi.
Kallxo.com ka tentuar që nga të intervistuarit të marrë deklarata se për çka janë intervistuar dhe cilat ishin kërkesat e Komisionit.
Ata nuk pranonin të flisnin me arsyetimin se nuk kanë të drejtë të deklarohen.
Ata madje as nuk u prezantuan.
Ishte vetëm drejtori i Drejtorisë për Emigracion, Rrahman Sylejmani, ai që tregoi se është intervistuar për veprimet që janë ndërmarrë në ditën e deportimit të shtetasve turq.
Ai tha se intervista me të ishte më e gjata
“Ka zgjatur pasi që ka zgju kureshtje më të madhe. Kam qenë personi më kyç në atë hallkën e angazhimit, të veprimit”, ka thënë Sylejmani.
E kryetari i Komisionit, Xhelal Sveçla, tregoi se do të intervistohen edhe persona të tjerë.
Në mesin e tyre edhe ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tani shef i AKI-së, Shpend Maxhuni.
“Do të intervistohen edhe zyrtarë të tjerë, do të intervistohet edhe drejtori i Policisë (Shpend Maxhuni)”, shtoi ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Siljanovska-Davkova nënshkroi dekrete për gradimin dhe emërimin e oficerëve me grada të përgjithshme

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

AMC dhuron 10 pompa insulinike për fëmijët e prekur nga diabeti i Tipit 1 në Klinikën e Pediatrisë

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi