Këta janë politikanët kosovarë në “Listën e Zezë” të Amerikës për vitin 2018

Zyra Amerikane e Thesarit për Kontrollimin e Aseteve të Jashtme ka përpiluar një listë të gjatë me emra të personave të cilëve nuk iu lejohet hyrja në territorin e këtij shteti, pasi konsiderohen të rrezikshëm dhe ndaj tyre ka “qasje speciale”.
Në këtë listë, që është publikuar më 26 janar të këtij viti, zënë vend edhe disa kosovarë, përfshirë drejtues të institucioneve shtetërore dhe deputetë.
Aty bëjnë pjesë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, pastaj deputetët Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi, ish deputeti Rrustem Mustafa – Rremi, ish kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku, LKÇK, por edhe të tjerë.
Paradoksalisht, në listë gjendet edhe emri i terroristit të vrarë, Lavdrim Muhaxheri, që ka qenë pjesë e grupeve ushtarake në Siri.
Në dokumentin e publikuar përveç emrave të politikanëve, gjenden edhe lëvizje politike, si LKÇK dhe LPK, si edhe UÇK, po ashtu, edhe biznesi “Dona-Shell” nga Peja.
Klan Kosova ka shikuar listën e plotë në të cilën ka arritur që t’i identifikojë kosovarët që figurojnë në këtë listë.
Lista:Fatmir Limaj Daut Haradinaj Rexhep Selimi Sami Lushtaku Rrustem Mustafa Azem Zyla Ramiz Lladrovci Emrush Xhemajli Gafurr Elshani Sabit Gashi Skënder Habibi Avdyl Jakupi Ismet Kryeziu Isak Musliu Maliq Ndrecaj Emrush Suma Sami Ukshini Muhamet Xhemajli Haradin Bala Besnik Kelmendi Elvis Kelmendi Liridon Kelmendi Naser Kelmendi Safet Durguti Lavdrim Muhaxheri (i vrarë)





















































