Toni Kroos është futbollisti që ka bërë më së shumti asistime në pesë ligat më të mëdha evropiane.

Mesfushori i Real Madridit është ai që ka shërbyer më së shumti bashkëlojtarët e tij në sezonin 2016/17, duke bërë pesë asistime.


Megjithatë, gjermani nuk është i vetmi futbollist me pesë asistime, pasi në linjën e njëjtë qëndrojnë edhe Andrej Kramaric i Hoffenheim dhe Franck Ribery i Bayern Munich, përcjell Telegrafi.

Në vend të katërt, respektivisht në të pestin gjenden Felipe Anderson dhe Kevin De Bruyne.

Anësori sulmues i Lazios dhe belgu i Manchester Cityt kanë shërbyer nga katër herë bashëlojtarët e tij. /Telegrafi/

Më shumë asistime në ‘Top 5’ ligat këtë sezon: Toni Kroos                – 5 asistime Andrej Kramaric     – 5 asistime Franck Ribery          – 5 asistime Felipe Anderson     – 4 asistime Kevin De Bruyne     – 4 asistime

telegrafi sport app