Sipas një sondazhi më të ri, Tom Hanks është aktori më i preferuar i amerikanëve.

Në sondazhin, ku janë përfshirë 2.252 shtetas amerikanë, pesë vendet e para kryesohen nga meshkuj, njofton Telegrafi.


I dyti në renditje është Johnny Depp, i cili pasohet nga Denzel Washington (që në vitin e kaluar ishte më i preferuari).

Legjenda John Wayne është i katërti, kurse Harrison Ford mbyll pesë vendet e para.

Femra me renditjen më të lartë është Sandra Bullock, e cila okupon vendin e gjashtë. Pas saj renditet Jennifer Lawrence në vend të shtatë.

Kjo është hera e pestë që Hanks kryeson në këtë listë, pas viteve 2002, 2004, 2005 dhe 2013. /Telegrafi/