Portieri Andre ter Stegen dhe mesfushori Rafinha, kanë qenë lojtarët e detyruar ta bëjnë doping testin pas ndeshjes me PSG-në.

Kjo një procedurë e rregullt që bëhet pas çdo ndeshje të Ligës së Kampionëve.


Pas një shorti të hedhur lojtarët që zgjidhet numri i tyre shkojnë të kryejnë procedurat anti-doping.

C6bdPdnWYAYKcNP Në pritje te dhoma e doping test

Kjo ka bërë që Ter Stegen dhe Rafinha, të humbin festën pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes.

Barcelona fitoi 6-1, duke e përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë që kishin humbur 4-0. /Telegrafi/

telegrafi sport app