Franck Kessie po luan sezonin e parë në radhët e Barcelonës, por përshtatja e ish-lojtarit të Milanit me lojën e skuadrës së re nuk ka shkuar si duhet.  

Trajneri Xavi Hernandez e ka ulur në stol për pjesën më të madhe të ndeshjeve  dhe kjo ka bërë që të rritet zërat për largimin e tij.


Interi është klubi që më së shumti është i lidhur me mesfushorin, por Kessie nuk mendon largimin.

Kessie 1

“Një transferim te Inter? Kur sheh emrin tënd në afatin kalimtar dhe të lidhur me një klub tjetër do të thotë se ke bërë mirë".

:Mua më vjen mirë sepse jam pjesë e mesfushës së Barcelonës, kam debutuar me katalanasit dhe kjo nuk është pak”.

kessie4

“Jam i lumtur për interesimin, ka skuadra që më kërkojnë. Por kam firmosur një kontratë katërvjeçare dhe ndjehem pjesë e Barçës. Synon të mbetem pjesë e tyre për shumë vite”, ka thënë Kessie. /Telegrafi/

telegrafi sport app