Këshilltari i Trumpit, Kudlow: Do të ketë transferim të qetë të pushtetit te Biden

Këshilltari kryesor ekonomik i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Larry Kudlow, deklaroi se do të ketë një transferim paqësor të pushtetit në janar.
"Unë e di se do të ketë një transferim paqësor të pushtetit ... Unë nuk mund të parashikoj se çfarë (Presidenti Trump) do të bëjë kur bëhet fjalë për inaugurimin ... I takon atij që të vendosë", tha Kudlow.
Ai kështu deklaroi gjatë një video interviste për washingtonpost, ku temë kryesore ishte ekonomia.
Duhet të kujtojmë se presidenti aktual miratoi transferimin e pushtetit tek kandidati demokrat, Joe Biden, por ende thotë se kurrë nuk do të miratojë rezultatet e zgjedhjeve që pretendon se ishin vjedhur.
Ndryshe, Trump pritet që në ditën kur të betohet si president, Biden, të shpallë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2024. /Telegrafi/

















































