LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë viziton Luginën, flasin për sfidat e shqiptarëve atje

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë viziton Luginën, flasin për sfidat e shqiptarëve atje

Një delegacion i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë ka vizituar Luginën e Preshevës, ku është takuar me përfaqësues politikë e drejtues të institucioneve.

Siç bëhet e ditur në njoftim, KASH është informuar nga mikpritësit për sfidat dhe problematikat nëpër të cilat po kalojnë shqiptarët e Luginës.

“Duke filluar me zbatimin absurd dhe diskriminues të ligjit për pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave të Kosovës dhe burokracirat e panumërta për njohjen e atyre të Shqipërisë, diskriminimin në punësimet në institucionet shtetërore në favor të serbëve, mungesën e vëmendjes dhe investimeve shtetërore, zhvendosjen e gjykatës nga Presheva, etj”, thuhet në komunikatën për media.


Tutje, bëhet e ditur se të gjitha këto kanë sjell një diskriminim dhe dhunë raciale apo etnike, “veçanërisht ndaj pakicës shqiptare që jeton në trojet e veta, të pashembullt edhe për vete Serbinë, dhe një spastrim etnik modern, sikundër evidentohet edhe nga raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) dhe në raportet e studimet e Komitetit të Helsinkit të Serbisë”.

“Përfaqësuesit e Luginës parashtruan edhe një sërë kërkesash dhe vërejtjesh ndaj qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës. Ata kërkuan më shumë vëmendje, sensibilizim të situatës së tyre, trajtim reciprok të të drejtave të tyre me ato të serbëve në Kosovë, përfshirjen e problematikës së shqiptarëve të Luginës në bisedimet Kosovë – Serbi, krijimin e një fondi kombëtar solidariteti të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës për investime në Luginë, hapjen e një konsullate të Shqipërisë në Bujanovc”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është shprehur se i aprovon dhe e mirëkupton përshkrimin e gjendjes dhe kërkesat e përfaqësuesve të Luginës, se “gjendja e vështirë vërehej qartazi në terren, dhe ka premtuar se do të angazhohet më të gjitha kapacitetet e veta për të sensibilizuar kancelaritë perëndimore dhe qendrat më të rëndësishme të vendimmarrjeve, por edhe qeveritë e Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për më shumë vëmendje në drejtim të respektimit të drejtave të njeriut, të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për shtimin e investimeve që do të ndërpriste sado pak hemorragjinë e largimit të planifikuar të shqiptarëve nga Lugina, apo siç e ka vlerësuar DASH ‘spastrimin modern etnik’ të Luginës prej shqiptarëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori