Këshilla psikologjike si t’i trajtoni fëmijët autik në periudhën e coronavirusit

Për shkak të gjendjes së krijuar globalisht me COVID-19, është shtuar frika, stresi po ashtu dhe ankthi të cilin janë duke e përjetuar të gjithë, e veçanërisht këtë e përjetojnë më rëndë fëmijët me nevoja të veçanta, sidomos fëmijët që janë të prekur me Spektrin Autik
Belinda Begiqi
Psikologe
Këtë situatë që po e përjetojmë duhet të kujdesemi që mos ta ekspozojmë tek fëmijët që janë të prekur me spektrin autik, sepse vetëm se iu rëndohet gjendja.
Edhepse këta fëmijë e duan mbylljen dhe rrinë larg fëmijëve tjerë, ne duhet t’ju përkushtojmë kohë më tepër, të ushtrojmë aktivitete të ndryshme me ta edhe pse jemi në shtëpi, për arsye që të jenë sa me aktivë.
Ju si prindër të fëmijëve autik, këtë kohë në ambientet tuaja duhet ta kaloni duke i trajtuar dhe ushtruar fëmijët që të mos demotivohen, por të jenë sa më aktiv, të mos ndjejnë mungesën e trajtimeve që i marrin dhe mos të kthehen mbrapa në zhvillimin e tyre.
Koha që ju ia kushtoni fëmijëve, është koha më me vlerë që mund ta jepni, për shkak se ai që përfiton nga kjo, është fëmija juaj, që ditëve të ardhshme HAPAT e tij të jenë më të sigurt dhe më të lehtë që t’ia dalin në Jetë.
Aktivitet më kryesore të cilat janë të dobishme dhe të domosdoshme dhe që lehtësojnë zhvillimin e fëmijës, janë përmes asaj që ata mund t’i kuptojnë më lehtë:
Lojërave të ndryshme, ku ju mund të luani me fëmijët tuaj dhe t’i lejoni ata që të jenë iniciator të lojës në të shumtën e kohës.
Shikimi i videove të ndryshme të cilat kanë tema më tepër rreth zhvillimit të lëvizjeve, bashkëbisedimeve dhe aktiviteteve për fëmije.
Të punoni në përmirësimin e sjelljeve të përsëritura
T’i bëni më aktive lëvizjet e tyre motorike.
Të bashkëveproni dhe t’ia lehtësoni ato lëvizje që janë në dobi të tyre.
Të bashkëbisedoni më tepër me fëmijët për arsye të zhvillimit të komunikimit.
Të sensibilizoheni të jeni më të afërt, më të dashur, më të durueshëm dhe shpesh herë për atë që bëjnë fëmijët, t’i jepni komplimente për motivim.
Përmes kësaj fëmija mund të kuptojë më mirë dhe ju keni mundësinë ta ngjallni bashkëbisedimin me të rreth këtyre aktiviteteve.
Gjithashtu, bëni ndërrimin e roleve, ku fëmijës mund t’i jepni një rol ta luaj në një lojë, pastaj të merr udhëzime nga ju që më tepër të jetë i vëmendshëm në lojën-rolin-udhëzimet që merr dhe, pas kësaj të shpërblehet me diçka që e don fëmija juaj për arsye të motivimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit