Rritja e transparencës në punën e gjykatave në raport me mediat dhe opinionin në përgjithësi, duhet të bëhet edhe nëpërmjet shfrytëzimit të rrjeteve sociale bashkëkohore, shkruan gazeta KOHA. Kjo ide dhe shumë propozime tjera për transparencën në sistemi gjyqësor u përmenden në debatin e fundit të cilën Shoqata e Gjykatësve të Maqedonisë e organizoi me temë “Transparenca e gjykatave”, ku mes tjerash u tha se respektimi i këtij parimi paraqet kontribut të rëndësishëm në realizimin e sigurisë juridike. Rimodelimi i sektorëve për marrëdhënie me publikun në kuadër të gjykatave, siç u tha në këtë debat, duhet të bëhet paralelisht me zhvillimin digjital të shoqërisë. Mungesa e transparencës nga gjykatat e Maqedonisë është theksuar edhe në Strategjinë e fundit të Qeverisë për reforma në sistemin juridik, gjegjësisht vërejtjet e tija lidhur me këtë çështje i ka përmendur edhe i dërguesi special i Komisioni Evropian, Rajhard Pribe.
Gjykatësit dhe prokurorët të cilën morën pjesën në diskutimet për transparencën në gjyqësor, nënvizuan se nga elaborimi i legjislacionit ndërkombëtare dhe atij vendas kur flasim opinionin dhe transparencën doemos e paraqet nevojën e përforcimit të kapaciteteve të shërbimeve për informim brenda gjykatave dhe vendosjen e e-gjyqësorit. Gjykatësi Shpend Devaja, i cili njëkohësisht është pjesë e Gjykatës së Lartë të Maqedonisë, me këtë rast theksoi se mediat luajnë një rol të rëndësishëm për transparencën në sistemin gjyqësor, gjegjësisht sipas tij kjo paraqet një prej shtyllave të proceseve demokratike. “Transparenca është e me rëndësishme të posaçëm për zhvillimin e proceseve demokratike, me çka në këto procese gjykatësit nuk duhet të jenë imun ndaj kritikave konstruktive. Atëherë kur këto kritika ti adresohen një gjykatësit, ai duhet t’ju qaset me një kujdes të posaçëm.
Fatkeqësisht në opinion ekziston vlerësimi se gjykatësit nuk janë mjaftë transparent. Ne si gjykatës duhet të fillojmë ta ndryshojmë këtë perceptim dhe të fillojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi në mes mediave dhe gjykatësve, respektivisht me zhvillimin e këtyre raporteve do të ndryshohet edhe mendimi për gjykatësit”, tha gjykatësi, Devaja. Mos azhurnimi në kohë i vendimeve gjyqësore dhe informacioneve, sipas tij çon deri në atë shkallë sa që gazetarët në mungesë të të dhënave angazhohen në gjetjen e mënyrave alternative për marrjen e informacionit.
Duke folur për rrjetet sociale, Devaja tha se ato janë mediat tejet të fuqishme, respektivisht gjatë elaborimit të situatës aktuale, ai shtoi se në planë ndërkombëtar ekzistojnë dy qasje të ndryshe. Me këtë rast ai bëri krahasim mes gjykatësve evropian dhe atyre amerikan, me çka këta ta fundit ë masë të madhe i përdorin këto mediume (rrjetet sociale), gjegjësisht në disa raste ato japin edhe vlerësime të veta për ndonjë çështje të caktuar, por çdo herë në emër të vetë dhe asnjëherë në emër të gjykatës (institucionit). Pjesë e debatit për “Transparencën në gjyqësor” për të cilën më hollësisht raportuan nga portali “Akademik”, ishte edhe prokurorja speciale Lile Stefanova, e cila theksoi se gjykatësit dhe prokurorët duhet ti rregullojnë radhët e tyre dhe ta ndryshojnë mendimin e opinionit për atë se këta profesione janë të korruptuara.
Transparencë më e madhe sipas prokurores së Prokurorisë Speciale Publike, Stefanova, duhet të ekzistojë edhe gjatë përzgjedhjes së gjykatësve apo prokurorëve, si dhe në të gjitha proceset tjera gjyqësore.” Kuptohet se edhe unë jam për transparencë të gjykatave dhe prokurorive. Ne duhet të jemi transparent gjatë shpalljes së vendimeve tona. Kjo doemos duhet të bëhet, por jo edhe atëherë kur mundet ta dëmtojë një proces të caktuar”, tha prokurorja speciale, Lile Stefanova. Ndryshe, në këtë debati i cili u mbështet edhe nga ana e ambasadës së SHBA-ve në Shkup, u potencuan se mediat dhe opinioni duhet të jenë të informuar për procedurat, gjegjësisht gjatë këtyre njoftimeve nuk duhet të anashkalohet e drejta e kritikës, mirëpo jo këto raporte të bëhen në mënyrë sensacionale e cila do ta varroste besueshmërinë e qytetarëve ndaj gjyqësorit./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A