LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet që rezoluta për krimet serbe të quhet “për gjenocidin në Kosovë”

Kërkohet që rezoluta për krimet serbe të quhet “për gjenocidin në Kosovë”

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shqyrtuar Draft-rezolutën për dënimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë të shkaktuara nga ana e ish-regjimit shtetëror serb.

Në  komision ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës u kërkua që kjo rezolutë të quhet për gjenocidin serb në Kosovë.

Deputetja Aida Dërguti nga Partia Socialdemokrate kërkoi që të bëhet listimi i vendeve të masakrave e po ashtu të numrit të viktimave që janë vrarë.


Propozimi i Dërgutit ka gjetur përkrahjen edhe të anëtarëve tjerë të komisionit.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se propozimi i tij është që në këtë draft-rezolutë të futen vrasjet masive.

“Nuk ka qytet e as fshat, që nuk ka pasur viktima. Unë kam dasht të fokusohet te vrasjet masive. Sa i përket pjesës tjetër të draftit, është i kompletuar, por nëse ekziston mundësia e saktësimit dhe përkufizimit unë do të jem në rregull”, tha ai.

E, Muharrem Nitaj nga Aleanca pqr Ardhmërinë e Kosovës tha se e veçanta e kësaj rezolute do të ishte nëse do të quhej rezoluta për gjenocidin në Kosovë.

“Unë po insistoj që projekt rezoluta ta jetë ekskluzivisht për gjenocidin serb në Kosovë, dhe të mos përmbaj asgjë tjetër përveç kësaj “, tha ai.

Bilall Sherifi tha se kur të dorëzohet Rezoluta në Kuvend, do të shkoj me emër.

Sami Kurteshi nga Vetëvendosje tha se do të plotësojë këtë draft-rezolutë,kur edhe do të mbahet mbledhja e radhës e komisionit./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori