LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet përjashtimi i profesorit Krasniqi i dyshuar për ngacmim seksual, Lëvizja Feministe Studentore paralajmëron për të enjten protestë gjithë-ditore dhe bllokadë

Kërkohet përjashtimi i profesorit Krasniqi i dyshuar për ngacmim seksual, Lëvizja Feministe Studentore paralajmëron për të enjten protestë gjithë-ditore dhe bllokadë
Foto: Arkiv

Lëvizja Feministe Studentore ka paralajmëruar për të enjten protestë gjithë-ditore dhe bllokadë, duke kërkuar kështu largimin e profesorit Xhevat Krasniqi, i dyshuar për ngacmime seksuale të studentëve.

Në një njoftim të kësaj lëvizje thuhet të enjten nga ora 11:00, Këshilli i Etikës i UP-së do të mblidhet  për të shqyrtuar edhe njëherë denoncimin për ngacmim seksual nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë ndaj profesori Xhevat Krasniqi, të cilin e ka trajtuar disa herë tashmë e për të cilin nuk ka marrë kurrfarë vendimi.

Ngacmimet seksuale, rrëfimi i studenteve të UP-së për profesorin e denoncuar
Lexo po ashtu Ngacmimet seksuale, rrëfimi i studenteve të UP-së për profesorin e denoncuar

“Ne nuk do të rreshtohemi me neglizhencën institucionale të UP-së dhe mosprioritizimin e sigurisë së grave dhe vajzave përmes së cilave po normalizohet ngacmimi seksual në hapësirat e UP-së.


Shoqe e shokë, ndonëse tashmë kemi parë rezultate të rezistencës tonë, ne nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona. Ne nuk mjaftohemi me reagime indiferente e jo-serioze nga UP-ja, andaj deri në përjashtim të profesorit Krasniqi, ne vazhdimisht do të përshkallëzojmë rezistencën tonë”, thuhet në njoftim.

Më tej, në reagimin e tyre thuhet se të pakënaqur/a e të revoltuar/a me jo-profesionalitetin e Këshillit të Etikës, duke e  trajtuar rastin në kundërshtim të plotë me procedurat dhe rregulloret e UP-së, përkrahin thirrjen për bojkotim të ligjëratave të planifikuara për të enjten në të gjitha fakultetet e UP-së.

“Ju ftojmë të na bashkoheni për bllokim të daljes së anëtarëve të Këshillit të Etikës nga ndërtesa e Rektoratit, deri sa të marrin një vendimi të drejtë e meritor për profesorin Krasniqi”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori