Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve N.G., dhe S.I., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.G., - zyrtar doganor, prej vitit 2014, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit”, transmeton Telegrafi.


Edhe për të pandehurin S.I., ish zyrtar i komunës Shtërpcë, tani menaxher në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale Marrja e ryshfetit, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

Po ashtu, gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, të dyshuarit N.G., i janë sekuestruar përkohësisht gjësendet si në vijim:

- Dokumente të tatimit në pronë, - Dokumente të MMPH-së, - Dokumente me plane, - Kontratë e datës 08.10.17 (dy fletë), - Lista me numra të parcelave, - Telefon "Samsung S7", - Telefon Poco X3, - Para të gatshme në vlerë prej 29,600 Euro, - Para të gatshme 705,00 USD, - Para të gatshme 170,00 CHF, - Para të gatshme 60,00 Pound, - Pushkë gjuetie automatike me nr. 50274, - Thika të ndryshme (13 copë), - Dorëz e revoles (1 copë), - Fishek të gjuetisë 12 mm (8 copë) - Karikator të zbrazët të armës Glock 19 (3 copë) - Jakne të Policisë së Kosovës (2 copë), - Jakne e Policisë polake (1 copë) dhe - Pranga të Policisë (1 palë).

Ndërsa, tek i dyshuari S.I., gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:

- Një armë-pistoletë “Cervena Zastava 9 mm”, - Një armë-pistoletë “Mauser 785” me karikator, - Një (1) jelek anti-plumb, - Një (1) thikë ushtarake, - Dy (2) karikator të pistoletës me katërmbëdhjetë (14) fishek, - Një (1) gaz maskë, - Pesëmbëdhjetë (15) fishek të pushkës së gjuetisë 16 mm, - Dy (2) fishek të armës së gjatë, - Dy (2) fishek të armës AK 47, 7.62 mm, - Tre (3) fishek të ndryshëm të pistoletës, - Dy (2) fishek të pistoletës E43, - Katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë (4670) euro, - Dy (2) radiolidhje Switer, - Tre (3) karikator të pistoletës- 21 fishek 9 mm, - Një (1) palë dylbi “Tento X50”, - Njëzet e tre (23) fishek të kalibrit të ndryshme, - Një (1) pushkë gjuetie me dy tyta, - Një (1) shufër metalike, - Radiolidhje Motorolla, - Një (1) telefon “Iphone 11” dhe - Një (1) telefon “Huawei”. /Telegrafi/