LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet heqja e imunitetit për shtetasin rus të përfshirë në ngjarjet në veri

Kërkohet heqja e imunitetit për shtetasin rus të përfshirë në ngjarjet në veri

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, i është drejtuar Departamentit të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, në lidhje me heqjen e imunitetit për shtetasin rus M.A, punëtor i UNMIK-ut, i cili është subjekt i procedurës penale pranë Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Rusi u arrestua pasi vendosi në barrikadë veturën me targa të UNMIK-ut
Lexo po ashtu Rusi u arrestua pasi vendosi në barrikadë veturën me targa të UNMIK-ut

Sipas një njoftimi të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për të njëjtin dhe 7 persona tjerë Prokuroria Themelore e Mitrovicës me datë 28 maj 2019, ka filluar hetimet për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe 2 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” nga neni 403 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Kryeprokurori Syla ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës që në pajtim me ligjin për Statusin Imunitetet dhe Privilegjet e Misioneve Diplomatike, Konsullore dhe Personelin e Kosovës dhe Praninë Ndërkombëtare ushtarake dhe personelin e saj (Ligji Nr.03/L-033), që ta procedojë këtë kërkesë tek Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për heqjen e imunitetit të shtetasit rus”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori