LAJMI I FUNDIT:

Kërkohen kushte më të mira pune për deputetët

Kërkohen kushte më të mira pune për deputetët

Komisioni për Buxhet dhe Financa sot ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2020-2022.

Pas interesimit të anëtarëve të këtij komisioni, sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka folur për qendrën protokollare në Gërmi. Ai tha se për objektin që ka nisë rreth 10 vjet më parë, Kuvendi ka shpenzuar 1,600 euro.

Kryetari i komisionit, Lumir Abdixhiku, ngriti çështjen e mungesës së hapësirës për deputetët në Kuvend. Abdixhiku tha se 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk kanë zyra, përveç atyre që kanë kryetar komisioni.


Sekretari Krasniqi tha se është paraparë që Zyra e Presidencës të lirojë hapësirat dhe të kalojë në një objekt tjetër. Krasniqi tha se parashihet një zyrë për së paku tre deputetë sepse deri në lirimin e objektit nga Presidenca nuk kanë zgjidhje tjetër.

Deputeti Sami Kurteshi ngriti një çështje tjetër ku tha se Kuvendi po shpenzon miliona euro vetëm për letër. Me dy rekomandime, për të bërë zgjidhje për hapësirat e Kuvendit dhe për zgjidhjen e çështjes së objektit për Qendrën Protokollare, Komisioni votoi kornizën afatmesme.

Në komisionin për Buxhet dhe Financa me shumicë votash është votuar Raporti vjetor për shpenzimet e Kuvendit të Kosovës për vitin 2018. Ky raport një javë më parë ishte shqyrtuar në këtë Komision.

Po ashtu Komisioni votoi edhe raportin Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2018. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Politikë
Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kronika e Zezë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Kurti: Jemi në proces të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve edhe me Kanadanë dhe Turqinë

Kurti: Jemi në proces të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve edhe me Kanadanë dhe Turqinë

Lajme
Vdes një foshnje në Skenderaj derisa ishte në gjumë – policia nis hetimet

Vdes një foshnje në Skenderaj derisa ishte në gjumë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori