Kërkohej që tetë vite: 14 vite burg për makron shqiptar

Vladimir Ismaili, 40 vjeç, shtetas shqiptar por me banin në Coventry, është arratisur tetë vite më parë nga Anglia pasi dyshohej se ishte pjesëtar i një grupimi kriminal që merrej me trafikimin e qenieve njerëzore. Ismaili u kap më pas në shtetin grek në qershor të këtij viti dhe u ekstradua, fill pas arrestimit, në Angli.
Gjykata e Manchesterit i ka shtuar, të mërkurën, dënimit me 14 vite burg në mungesë, vetëm 172 ditë për faktin se ka qenë në kërkim për gati tetë vjet.
Në vitin 2006 e njëjta gjykatë ka dënuar Ismailin dhe gjashtë bashkëpunëtorë të tij me 14 vite burg me akuzat shfrytëzim prostitucioni dhe shantazh, pasi kishin detyruar me dhunë të prostituoheshin dy femra nga Lituania. Të dyja viktimat, nga fshatra të ndryshëm të Lituanisë, kanë deklaruar se u është thënë se do të fitonin para në Angli duke punuar nëpër bare ose si pastruese.
Por, në fakt, trafikantët i kishin shoqëruar në një hotel në Coventry ku më pas ishin detyruar me forcë të punonin si prostituta. Gjithashtu njëra nga femrat ishte përdhunuar nga njëri pjesëtarët e bandës. Njëra nga viktimat kishte arritur të lajmëronte të afërmit në Lituani, të cilët njoftuan autoritetet që bënë dhe të mundur kapjen e Ismailit dhe të një prej ortakëve të tij.
Gjashtë të pandehurit u burgosën nga gjykata e Manchesterit me periudha që variojnë nga 3-6 vite, ndërsa Ismaili arriti të arratisej tre muaj para se të merrte dënimin me 14 vite burg. Në operacionin për gjetjen dhe kapjen e këtij të fundit u angazhuan një numër i madh strukturash dhe agjentësh të Policisë së Warwickshire, Manchesterit dhe Lituanisë si dhe agjentë të ndryshëm të inteligjencës britanike. /SHO/













































