LAJMI I FUNDIT:

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve – do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve – do të punohet edhe të shtunave
Foto: Arkiv

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka marr vendim që të gjitha Qendrat për pajisje me dokumente, gjatë ditëve të punës të punojnë me orar të zgjatur deri në orën 18:00, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.

Po ashtu edhe Drejtorati për Prodhim të dokumenteve, gjatë ditëve të punës do të punojë me dy ndërrime, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.

“Ky vendim është marr në mënyrë që të ju lehtësojnë qytetarëve planifikimin e kohës, dhe të zvogëlojë pritjet për pajisje me dokumente personale. Ky vendim për rritjen e orarit, do të zgjasë deri tek një vendim tjetër, për të cilin do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.


Ndryshe, mbi 167 mijë qytetarë kanë aplikuar për tu pajisur me pasaportë të Kosovës, që nga fillimi i liberalizimit të vizave.

E për të marr një dokument të tillë, ata duhet të presin deri në dy muaj.

Nga 1 janari 167 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaportë - shumëfishohen aplikimet edhe nga serbët
Lexo po ashtu Nga 1 janari 167 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaportë - shumëfishohen aplikimet edhe nga serbët

Nga MPB-ja nuk kanë treguar nëse fluksi është arsye për vonesa të tilla, por kanë treguar se aplikimet për tu pajisur me pasaportë kosovare janë shtatëfishuar në komunat e banuara me shumicë serbe.

Radha në Qendrën e regjistrimit civil në Prishtinë, për të aplikuar për dokumente është e gjatë, e pritjet janë tërë ditore aty.

Por, përveç pritjes për të kryer aplikimin, qytetarëve të Kosovës u duhet pastaj të presin deri në dy muaj që të pajisen me pasaportë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori