Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.
LDK ka lëshuar sallën por është përkrahur nga deputetët e PSD-së, pasi kryeministri Haradinaj u zotua se do t’i plotësojë 5 kërkesat e këtij subjekti.
PSD ka thënë se në asnjë rrethanë buxheti i Kosovës, pagat, investimet dhe orientimet e tjera zhvillimore, sado problematike që janë, të ndalen apo të pengohen nga Serbia, edhe sot 20 vjet pas çlirimit të Kosovës.
Pesë kushtet me të cilat PSD-ja e arsyetoi votën për buxhetin e vitit që vjen.
Ligji për Paga të miratohet në lexim të dytë, së bashku me leximin e dytë të projekt-buxhetit, pra në të njëjtën seancë!
Ligji për Dialogun të miratohet në Qeveri dhe të dërgohet në Kuvend jo më larg se ditën e hënë, pra me datën 24/12/2018.
Ligji për Qeverinë të sillet në Kuvend për miratim, jo më larg se 3 muaj nga sot! Ky ligj duhet ta saktësoj në mënyrë pa-ekuivoke, përveç tjerash çështjen e numrit të zv-ministrave për një ministri. Kërkesa konkrete jonë është që nuk mund të ketë më shumë se 2 zv. ministra për Ministri.
Kërkojmë nga ju funksionalizimin e plotë të Ministrisë së Bujqësisë! Ta keni parasysh që importi kryesor janë gjërat ushqimore, industria e përpunimit të ushqimit, si dhe që fermat e Kosovës kanë nevojë për strategji dhe udhëheqje që ndërton kapacitete për zv. te importeve, e pra edhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, e vende të reja të punës! Rrjedhimisht, kërkojmë lirimin nga detyra e Ministrit të Bujqësisë i cili nuk po e ushtron këtë detyrë, si dhe emërimin e një ministri që e funksionalizon Ministrinë e Bujqësisë.
Projekt-buxheti i Republikës është tepër shumë i ngarkuar me skema sociale e benefite pensionale. Janë plotë 465 milion euro në te për skema të tilla! Si PSD, mbetemi të bindur se mund të reduktohet kjo ngarkesë buxhetore!
Disa herë në këtë kuvend kam shprehur rrugën përpara për t’u siguruar që e kemi një sistem të mirëfilltë pensional, me ç’rast ta bëjmë një kod pensional, ku definohet edhe kontributi i secilit prej nesh, por edhe benefitet pensionale, që duhet gëzuar nga ata që meritojnë pensione, e në të njejtën kohë të pastrohen listat nga keqpërdoruesit e mundshëm!
Pra, kërkesa jonë e fundit është që të themelohet një Komision i veçantë për draftimin e kodit pensional dhe reformës së plotë! Ky komision duhet të udhëhiqet nga PSD.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

A kanë fëmijët ankth dhe depresion? Flet psikologia Deliu

SPAK me 24 masa sigurie për zyrtarët e Universitetit, Rama thërret rektorin në mbledhje partie, politologu Krasniqi: Absurde dhe shkelje kushtetuese, ligjore

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania