LAJMI I FUNDIT:

Kërkesat e mëdha nga Arabia, PSG dyfishon çmimin e Marco Verrattit

Kërkesat e mëdha nga Arabia, PSG dyfishon çmimin e Marco Verrattit

Marco Verratti pritet të largohet nga Paris Saint Germain gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori italian ka 11 vite që është pjesë e PSG-së, por tani ai pritet të largohet duke marrë parasysh edhe ofertat e rëndësishme që ka.

Liverpool dhe Atletico Madrid e kërkuan në Evropë dhe PSG ishte gati ta linte të lirë të largohet lojtarin për 30 milionë euro.


Arrihet marrëveshje mes palëve, Marco Verratti bëhet me skuadër të re
Lexo po ashtu Arrihet marrëveshje mes palëve, Marco Verratti bëhet me skuadër të re

Por duket se lojtari ka pranuar ta vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite ku nuk mungojnë ofertat për të.

Skuadrat si Al-Hilal dhe Al-Ittihad, Al-Ettifaq dhe Al-Shabab kanë shfaqur interesim për transferimin e tij dhe janë të gatshme t’i ofrojnë italianit pagë vjetore deri në 30 milionë euro neto në sezon.

E duan Atletico dhe Liverpooli, por PSG i trondit me çmimin e kërkuar për Verrattin
Lexo po ashtu E duan Atletico dhe Liverpooli, por PSG i trondit me çmimin e kërkuar për Verrattin

Nga 30 milionë euro sa kërkonte PSG tani ka dyfishuar çmimin e italianit dhe synon që të fitoj 60 milionë euro nga largimi i Verrattit.

Gjithsesi lojtari duket se e ka ndarë mendjen dhe nuk do të mbetet në Evropë, kësisoj Liverpool dhe Atletico Madrid duhet të ndryshojnë objektiv. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori