LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa e LDK-së shtyri demarkacionin për 1 shtator

Kërkesa e LDK-së shtyri demarkacionin për 1 shtator

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi të mbahet më 1 shtator, në ora 10:00.

Burime të lajmi.net brenda Kryesisë së Kuvendit bëjnë të ditur se ishte shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri që kërkoi shtyrjen e seancës për demarkacionin më 1 shtator.

“Pas propozimit të tij, Kryesia vendosi që seanca të mbahet më 1 shtator”, thonë këto burime.


Merret vesh se kjo kërkesë e LDK-së që seanca të shtyhet deri më 1 shtator është bërë për shkak se kjo parti ende nuk i ka të sigurt numrat për votim. /Lajmi.net/