Një gjyqtar është kërcënuar ditën e mërkurë në Vushtrri.

Policia njofton se rasti ka ndodhur pas një seance gjyqësore.


"Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në Gjykatën Themelore pas përfundimit të seancës gjyqësorë, kishte kanosur viktimën mashkull kosovar, gjyqtar", thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/