Në një rajon të polarizuar dhe në një botë të komplikuar, Shteti i Islamik paraqet një kërcënim unifikues për një numër të gjerë vendesh, përfshirë edhe SHBA-të. Ajo që nevojitet për t’u përballur me këtë vizion nihilist dhe me këtë agjendë gjenocidesh është një koalicion global që përdor mjete politike, humanitare, ekonomike, ligjzbatuese dhe të inteligjencës për të mbështetur forcën ushtarake.
Përveç prerjes së kokave, kryqëzimeve dhe akteve të tjera të ligësisë totale, të cilat kanë vrarë mijëra të pafajshëm në Siri, Irak dhe Liban, përfshi myslimanët sunitë, besimin e të cilëve pretendon se përfaqëson, ISIS paraqet një kërcënim edhe shumë përtej rajonit.
ISIS e ka origjinën në atë që dikur njihej si Al-Kaida në Irak, e cila ka një përvojë më shumë se dhjetëvjeçare në dhunë ekstremiste. Grupi ka grumbulluar një forcë luftuese të stërvitur me xhihadistë të përkushtuar dhe me ambicie globale, që shfrytëzojnë konfliktin në Siri dhe tensionet sektare në Irak.
Udhëheqësit e tij kanë kërcënuar SHBA-të në mënyrë të përsëritur dhe në maj. Një terrorist i lidhur me ISIS vrau tre persona në Muzeun Hebre në Bruksel. Radhët e luftëtarëve të huaj të ISIS-it janë një kërcënim në rritje, jo vetëm në rajon, por kudo ku do të mund të udhëtonin pa u pikasur. Ka prova që këta ekstremistë, nëse lihen jashtë kontrollit, nuk do të kënaqen vetëm me Sirinë dhe Irakun.
Në këtë mishërim, ata janë më të mëdhenj dhe të financuar më mirë, duke përdorur naftë të piratuar, rrëmbime dhe shantazhe për të financuar operacionet në Siri dhe Irak. Janë të pajisur me armë të rënda të sofistikuara, të bastisura nga fushëbetejat.
Kanë demonstruar tashmë aftësinë për të kapur dhe mbajtur më shumë territore sesa çdo organizatë tjetër terroriste, në një rajon strategjik që është në kufi të Jordanisë, Libanit dhe Turqisë dhe në afërsi të rrezikshme me Izraelin.
Luftëtarët e ISIS-it kanë demonstruar barbari dhe mizori revoltuese. Edhe pse masakrojnë myslimanë shiitë dhe të krishterë në përpjekjen e tyre për të vënë në lëvizje një konflikt më të gjerë etnik dhe sektar, ata ndjekin një strategji të përllogaritur për të vrarë myslimanë sunitë si vetja dhe për të shtënë në dorë territore.
Therja e gazetarit amerikan, James Foley, ka tronditur ndërgjegjen e botës. Me një përgjigje të bashkuar, të udhëhequr nga SHBA-të dhe aleatët, kanceri ISIS nuk do të lejohet të përhapet në vende të tjera. Bota mund të përballet me këtë murtajë dhe në fund mund ta mposhtë atë.
ISIS-i është i urryer, por jo i gjithëpushtetshëm. Kemi tashmë prova në Irakun e Veriut, ku goditjet ajrore nga SHBA-të kanë kthyer fatet e luftimeve, duke ofruar hapësirë që forcat irakiane dhe kurde të hidhen në ofensivë. Me mbështetjen tonë, udhëheqësit e Irakut janë bashkuar për të formuar një qeveri të re dhe përfshirëse, që është thelbësore për izolimin e ISIS-it dhe për të siguruar mbështetjen e të gjitha komuniteteve të Irakut. Goditjet ajrore nuk do të mund ta mposhtin këtë armik. Nga bota kërkohet një përgjigje shumë më e plotë. Ne duhet të mbështesim forcat irakiane dhe opozitën e moderuar siriane, të cilat po përballen në vijën e frontit me ISIS-in. Duhet të çorientojmë dhe të shkatërrojmë kapacitetet e ISIS-it dhe t’i kundërvihemi mesazhit të tij ekstremist në media. Dhe, duhet të forcojmë mbrojtjen dhe bashkëpunimin tonë për të mbrojtur njerëzit tanë. Javën e ardhshme, mënjanë samitit të NATO-s në Uells, Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel dhe unë do të takohemi me homologët e aleatëve tanë europianë. Synimi është të sigurojmë ndihmën më të gjerë të mundshme. Pas takimit, Z. Hagel dhe unë kemi në plan të udhëtojmë në Lindjen e Mesme për të mbledhur më shumë mbështetje për koalicionin mes vendeve që janë të kërcënuara më drejtpërdrejt. SHBA-të do të kenë presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në shtator dhe ne do ta përdorim atë mundësi për të vazhduar të ndërtojmë një koalicion të gjerë dhe për të theksuar rrezikun që paraqesin luftëtarët e huaj terroristë.
Gjatë sesionit të Asamblesë së Përgjithshme, Presidenti Obama do të drejtojë një samit të Këshillit të Sigurimit për të paraqitur një plan që merret me këtë kërcënim kolektiv. Tashmë përpjekjet tona kanë bërë që kësaj kauze t’i bashkohen dhjetëra vende. Sigurisht që në lojë janë interesa të ndryshme. Por asnjë vend i denjë nuk mund të mbështesë tmerret e kryera nga ISIS-i dhe asnjë vend i civilizuar nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë për të ndihmuar që kjo sëmundje të zhduket. Taktikat e urryera të ISIS-it po bashkojnë dhe lidhin fqinjë me interesa tradicionalisht të kundërta për të mbështetur qeverinë e re të Irakut.
Dhe, me kalimin e kohës, ky koalicion mund të fillojë të merret me faktorët që janë në rrënjë të ISIS dhe të tjera organizatave terroriste me agjenda të ngjashme. Ndërtimi i koalicioneve është punë e vështirë, por është mënyra më e mirë për t’u përballur me një armik të përbashkët. Kur Sadam Huseini pushtoi Kuvajtin në vitin 1990, Presidenti Xhorxh Bush i parë dhe Sekretari i Shtetit Xhejms A. Bejker nuk vepruar as vetëm e as me nxitim. Në mënyrë metodike, ata grumbulluan një koalicion vendesh, veprimi i bashkërenduar i të cilëve, solli një fitore të shpejtë. Ekstremistët munden vetëm kur vendet e përgjegjshme dhe popujt e tyre bashkohen për t’iu kundërvënë atyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe