Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 16:55.


“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur. E dyshuara është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

E njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/