Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga, beson se bashkëlojtari i tij, Eden Hazard, është po aq i mirë sa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Hazard është objektivi kryesor i transferimeve për Real Madrid këtë verë, dhe një marrëveshje është shumë afër.


Ndërsa klubi është dorëzuar për largimin e tij, ata ende shpresojnë se ylli belg do të ndryshojë mendje në minutën e fundit.

Një gjë të tillë e mendon edhe bashkëlojtari i Hazardit, Kepa, i cili ka folur për të dhe krahasimet mes tij me Messin dhe Ronaldon.

"Nuk mund të them se është i njëjtë me ta, por është afër tyre", ka thënë fillimisht Kepa.

"E kam vënë atë në mesin e pesë më të mirëve në botë".

"Ai është një lojtar i mahnitshëm dhe mbi të gjitha person i shkëlqyer, një djalë që gjithmonë rrit entuziazmin në dhomat e zhveshjes", përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

telegrafi sport app