Keni puçrra në të pasme, por keni turp të flisni për to: Si t'i trajtoni në kushte shtëpie pa qenë nevoja të shkoni tek mjeku
Prania e një puçrre në fytyrë mund të shndërrohet në një makth të vërtetë për shumë femrat, por prania e shumë të tillave në të pasme është padiksutim situata e sikletshme ku nuk do të donit të gjendeshit kurrë
Duke qenë se janë të shumta ato femra që e shmangin vizitën tek mjeku dermatolog për shkak të vendndodhjes së tyre, Living ju fton të provoni trajtimet e mëposhtme natyrale.
Sipas dermatologes Debra Jaliman puçrrat në të pasme quhen folikulite. Ato formohen nga qelizat e vdekura të lëkurës dhe nga bakteret në folikulat e qimeve.
Ashtu sikur çdo pjesë tjetër e trupit, edhe të pasmet tuaja kanë nevojë për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës dhe papastërtive, prandaj përpara se të filloni me trajtimin është mirë që një apo dy herë në javë të bëni eksfoliant.
Jaliman rekomandon gjithashtu që në vend të kremrave kremoz për trupin, të përdorni një hidratues pak më të lehtë, ose me përbërje vaji. Le të kalojmë tek trajtimet:
Vitamina D mban nën kontroll prodhimin e sedumit, yndyrës natyrale e lëkurës dhe than aknet.
Aplikojeni në zonën ku keni puçrra dhe lëreni të veprojë derisa të thahet.
Acidi salicilik i aspirinës, i kombinuar me përbërësit antiinflamatorë dhe antibakterialë të mjaltit eliminon plotësisht aknet e padëshiruara në këtë zonë të sikletshme dhe mban nën kontroll yndyrën e lëkurës që është edhe shkaktari i tyre kryesor.
Acid citrik, vitamina C, antioksidantët dhe përbërësit me veti antibakteriale që gjenden tek ai ndihmojnë në eliminimin e plotë të akneve.
Mjafton të lyeni një tampon pambuku me të dhe të masazhoni aknet, ose thjesht me ndihmën e një gjysmë limoni, të cilin duhet ta vendosni direkt në lëkurë. Kujdes, nuk duhet të ekspozoheni më pas në diell. /Telegrafi/
































