Priyanka Chopra ishte duke kaluar një ditë të vështirë në punë ndërsa ndau një foto të saj ku dukej e mavijosur dhe e rrahur gjatë xhirimeve të shfaqjes së saj të re “Citadel”.

39-vjeçarja hyri në Instagram të martën dhe tregoi grimin që kishte vendosur për skenën, e cila përfshinte gjak të rremë dhe mavijosje.


Ylli kishte veshur një bluzë të zezë të tejdukshme së bashku me një kravatë të përshtatshme për skenën, ndërsa e kompletoi pamjen me një palë vathë floriri.

57960311 10828337 image a 34 1652861457774

Krahas fotos, Priyanka shkroi me shaka: “A keni pasur një ditë të vështirë edhe në punë?”.

Detajet e serialit “Citadel” po mbahen të fshehta, por ai është përshkruar si një 'serial spiun i mbushur me aksion'.

57959969 10828337 image m 33 1652861442777

Sipas IMDB, spektakli po xhirohet në Birmingham dhe në të luajnë edhe Stanley Tucci dhe Richard Madden. /Telegrafi/