Këngëtarja kanadeze Claire Elise Boucher, e njohur si Grimes, ka folur për sfidën e saj të vështirë për kujdestarinë e fëmijëve që ka me ish-partnerin e saj, Elon Musk.
Beteja për kujdestarinë e tre fëmijëve të tyre, X Æ A-Xii, Exa Dark Sideræl dhe Techno Mechanicus, ka vazhduar për më shumë se një vit. Vitin e kaluar, çifti ish-bashkëshort paditi njëri-tjetrin në Teksas për kujdestarinë. Muajin e kaluar, çështja u bë private dhe nuk dihet nëse procesi vazhdon ende, sipas Business Insider.
Shumë ndjekës në rrjetin social X (ish-Twitter) e kanë pyetur Grimes pse nuk ka publikuar projekte të reja kohët e fundit. Ajo u përgjigj se e gjithë kjo periudhë ka qenë tepër e lodhshme për të për shkak të luftës për kujdestari.
View this post on Instagram
“Kam kaluar çdo minutë duke fjetur dhe qarë kur nuk po luftoja për fëmijët e mi gjatë këtij viti”, shkroi ajo.
“Kalova një vit duke luftuar për kujdestari në një shtet me ligje të tmerrshme për të drejtat e nënës. Postimet e mia në Instagram dhe puna si modele u përdorën kundër meje si provë se nuk jam një nënë e mirë. Po ashtu, luftova për t’u ndarë nga dashuria e jetës sime, ndërsa ai po bëhet një njeri tërësisht i panjohur për mua – dhe gjithçka me burime shumë më të pakta se ai. Ndërkohë, kaluan pesë muaj të plotë pa parë njërin prej fëmijëve të mi”, shtoi Grimes.
Beteja kryesore në këtë proces ishte nëse çështja do të vazhdonte në Kaliforni, ku Grimes pretendonte se jetonin fëmijët, apo në Teksas. Ligjet e Teksasit dhe Kalifornisë kanë të njëjtat standarde për kujdestarinë – interesin më të mirë të fëmijës. Megjithatë, Teksasi kufizon shumën e alimentacionit në 2760 dollarë për tre fëmijë, ndërsa Kalifornia nuk ka një kufi të tillë.
View this post on Instagram
Më herët këtë vit, nëna e Grimes, Sandy Garrosino, publikoi një sërë postimesh në X ku akuzonte Musk se po i largonte fëmijët nga pjesa tjetër e familjes.
“Ajo ishte aq e emocionuar për vizitën e tyre të planifikuar për ditëlindjen e saj. Jam e shokuar që fëmijëve nuk iu lejua të vijnë, sepse ti po përpiqesh t’i mbash larg Claire. Të lutem, Elon. Kjo është aq e dhimbshme për nënën time,” shkroi Garrosino, duke iu drejtuar miliarderit.
Grimes dhe Musk kanë qenë në një lidhje për katër vjet, gjatë së cilës ata janë ndarë dhe ribashkuar disa herë. Gjatë kësaj periudhe, ata kanë sjellë në jetë tre fëmijë, të cilëve u kanë dhënë emra të pazakontë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës