Poezi nga: Thomas Carew
Përktheu: Alfred Kola

Mos më pyet më ku Jupiteri jep pekulet,
Kur ikën qershori, trëndafili zbërdhulet;
Se thellë në orientin e bukurisë sate
K’to lule, flenë sido qofshin shkaqet.


Mos më pyet më për shkakun vërtitës
Ku atomet e arta enden gjatë ditës;
Se qielli me dashuri të pastër gatuan
Pluhurat që pasurojnë flokët e tua.

Mos më pyet më se për ku nxiton
Bilbili, kur muaji i majit kalon;
Se në fytin tënd të ëmbël për çdo notë
Ai dimëron e mban tingullin të ngrohtë.

Mos më pyet më ku shkëlqejn’ ato yje,
Që në mes të natës drejt nesh po bien;
Se ulen mbi sytë e tu të uruar
Dhe në sferën e tyre qëndrojn’ të fiksuar.

Mos më pyet më nga lindja a perëndimi
Folenë me aroma e ndërton Feniksi;
Për tek ti së fundi çan ajrin përmes,
Dhe mbi gjirin tënd erëmirë vdes.