Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Praising You” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me Fatboy Slim.


Ky projekt është shoqëruar në YouTube me një video të veçantë, ndonëse është i disponueshëm edhe në të tjera platforma muzikore.

rita ora Foto: Screenshot/Instagram

Artistja me origjinë nga Kosova ka mahnitur me paraqitjen marrë parasysh që i kushton një kujdes të madh pamjes së jashtme.

Ylli, i lindur në Prishtinë, këto ditë bëri me dije se ka nisur punën për albumin e ri “YOU and I” dhe zbulon se do të lansohet më korrik.

rita ora 2 Foto: Screenshot/YouTube

“Albumi im i tretë “YOU and I” do të dalë në shitje më 14 korrik dhe është i qasshëm për t’u rezervuar që tani. Ky album do të thotë vërtet shumë për mua, është si ditari im i viteve të fundit, është tingulli im dhe e ndjej kaq të vërtetë në atë kush jam unë sot. Mirë se vini në epokën e re, RO3 po vjen”, ka shkruar në njoftim mes tjerash Ora.

E njëjta deri më tani ka publikuar dy këngë nga ky album: “Praising You’ dhe “You Only Love Me”. /Telegrafi/