Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka publikuar javën e kaluar këngën e saj më të re.

“You For Me” mban titullin kënga e saj e re, e cila vjen në bashkëpunim me DJ-in e famshëm britanik, Sigala.


Aktualisht, ky projekt muzikor është publikuar në YouTube vetëm në versionin audio me tekst, gjersa në pak ditë pritet të publikohet edhe klipi, i cili do të jetë mjaft veror.

(Videoja nuk është e disponueshme për territorin e Kosovës)

Me t’u publikuar, “You For Me” ka shënuar menjëherë një sukses të jashtëzakonshëm, duke ngjallur interesim të madh te fansat e këngëtares.

Për momentin, kjo këngë renditet e treta në top listën zyrtare të këngëve të reja më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, nga platforma Spotify.

rita1 2

Ka qenë vet këngëtarja shqiptare ajo e cila ka publikuar në InstaStory një imazh të këtij suksese, duke treguar kështu mirënjohjen për të gjithë ata që po dëgjojnë këngën e saj të re.

Ora përndryshe ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga xhirimet e klipit, i cili do të jetë me skena verore dhe Rita do të vijë me një paraqitje mjaft atraktive në të. /Telegrafi/