Kendall Jenner tha në episodin e fundit të 'The Kardashians' se ndjehet sikur po vjen dita që të ketë fëmijë.

Episodi tregoi 26-vjeçen duke blerë një dhuratë për motrën e saj të vogël Kylie Jenner e cila ishte shtatzënë në atë kohë me djalin që lindi në shkurt.


Ndërkohë Kendall, e cila është në lidhje me yllin e NBA-së, Devin Booker që nga viti 2020, është e fundit nga gjashtë fëmijët e Kris Jenner që nuk është bërë ende prind.

58893503 10902273 What if Kendall Jenner said on the latest episode of The Kardash m 2 1654816702856

“O zot, të jem në një dyqan bebesh është aq e vërtetë për mua këto ditë. Ashtu siç po vjen dita për mua”, i tha ajo motrës së saj Khloe Kardashian.

Khloe në anë tjetëe ka vajzën katërvjeçare True Thompson me basketbollistin e NBA-së, Tristan Thompson, i cili e kishte tradhtuar në mënyrë serike ndërsa ata ishin bashkë.

58893497 10902273  Being in a baby store feels real When Kendall remarked that the m 6 1654816778542

Vitin e kaluar, rreth kohës së ndarjes së tyre të fundit, doli se Tristan kishte lindur një fëmijë me një grua tjetër ndërsa ishte ende me Khloe.

Kur Kendall tha se koha që ajo të kishte fëmijë 'po vinte', Khloe e paralajmëroi atë 'Oh, jo, të kujtohet se për çfarë folëm? Standardet'.

58893499 10902273 In Khloe s kompany The episode showed Kendall 26 shopping for a  m 4 1654816737797

Khloe, e cila vetë ishte 33 vjeç kur solli në jetë vogëlushin True, argumentoi se 26 vjeç nuk ishte e vjetër për të pasur një fëmijë.

"Dua të them, unë kam kaq shumë mbesa dhe nipër në këtë pikë," tha Kendall gjatë një rrëfimi.

“Por është gjithmonë emocionuese të takosh një personalitet të ri të vogël dhe të shohësh se kush bëhen ata”, tha tutje modelja.

58893501 10902273 Details Khloe who herself was 33 years old when she gave birth t m 12 1654816993194

Për momentin Kendall ka 20 mbesa dhe nipër - dy nga Kylie, nëntë nga motrat dhe vëllau i tyre Kardashian dhe nëntë të tjerë nga ata Jenner, shkruan DailyMail.

Babai i Kendall është transgjinorja, ish-olimpianja Caitlyn Jenner, e cila gjithashtu ka gjashtë fëmijë, duke përfshirë edhe Brody Jenner.

58895181 10902273 so sweet Kendall is pictured holding her niece North West at a l m 15 1654818203876

Brody dhe Kendall tani janë dy anëtarët e vetëm të mbetur të brezit biologjik të Caitlyn që nuk i kanë dhënë nipër dhe mbesa.

Menjëherë pasi lindi fëmija i ri i Kyliet, Kris u shfaq në “The Ellen DeGeneres Show” dhe tha se shpresonte që nipi i saj i ardhshëm të ishte i Kendall.

58854339 10898841 The look of love Kendall is pictured with her smoldering NBA bea a 47 1654744411575

Kendall është aktualisht në lidhje me Devin Bookerin e Phoenix Suns, me të cilin ajo u zyrtarizua në Instagram me Ditën e Shën Valentinit të kaluar pas muajsh lidhjeje.

Devin ishte takimi i Kendall muajin e kaluar në dasmën italiane të motrës së saj të madhe Kourtney Kardashian, e cila tani është e martuar me bateristin e Blink-182, Travis Barker. /Telegrafi/

58894551 10902273 Baby daddy material Kendall and Devin are pictured arriving at a a 21 1654821370623