"Kemi ra në lloç të gjallë", grupi i motoçiklistëve nga Prishtina kishin një vikend sfidues në fshatin Kishnicë - e incizojnë gjithë ngjarjen dhe bëhen viral

Grupi i motoçiklistëve "Enduro Bung" nga Prishtina planifikoi të kishte një vikend me plotë adrenalinë, por jo çdo gjë i shkoi sipas planit.
Teksa ata po testonin fuqinë e motorëve të tyre, për një moment i gjithë grupi ra në një pellg balte të madh në fshatin Kishnicë, jo shumë larg kryeqytetit.
Edhe pse situata e krijuar ishte mjaftë e vështirë, ky grup shokësh e mori çdo gjë me sportitivitet, ku incizuan gjithë ngjarjen dhe pastaj e publikuan në faqen e tyre ku edhe u bë virale duke marrë shumë komente, pëlqime dhe shpërndaje.
Atyre iu nevojitën dy ditë që të largonin motorët e tyre nga balta dhe nuk e kishin aspak të lehtë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































