Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, ndaj të pandehurës S.H për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën kanosja.
Masa e paraburgimit do të llogaritet prej kohës së arrestimit 16.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 16.02.2022.
“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurës ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:
Më datë 19 korrik të vitit 2021, në orët e pasdites në Prizren, me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të ankthit, e pandehura S.H., seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë se do ta privojë nga jeta, këtu të dëmtuarin, në atë mënyrë që pasi e pandehura kanë bashkëjetuar për një kohë, me rastin e përkeqësimit të raporteve të tyre e pandehura e pakënaqur me këtë fillon që ta shqetësojë të dëmtuarin, ku ditën kritike përmes numrit të saj të telefonit i dërgon mesazh në telefonin e të dëmtuarit ku ndër të tjera e kanos me fjalët “… tash kemi për të vra se s’të kapi plumbi në Dibër tash vim te shpia jote se po të përcjellim, kemi qenë edhe mbrëmë te rruga yte por stë kemi parë, por diej që një ditë do të bish në dorë dhe ske me i shpëtue me plumbit si në Dibër”, me çka tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth”, thuhet në njoftim.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se e pandehura ka qenë e paarritshme për organet e ndjekjes nga dita kur e ka kryer veprën penale deri në ditën kur është ndaluar në vend kalimin kufitar, shton dyshimin e bazuar që me lënien në liri të saj, përkatësisht nëse asaj nuk i caktohet masa e paraburgimit, e njëjta mund të fshihet apo arratiset dhe me këtë rast të shmanget nga organet e drejtësisë dhe përgjegjësia penale.
“Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në se në rastin konkret caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, për zhvillimin e rregullt dhe normal të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, në rastin konkret kemi të bëjmë me veprën penale të kanosjes, me të cilën vepër penale kanoset apo dëmtohet jeta dhe trupi i njeriut si një nga të drejtat elementare e fondamentale, andaj edhe Gjykata vendosi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

SPQ “8 Shtatori” do të rikonstruohet dhe për atë do të investohen 12 milionë euro

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë