LAJMI I FUNDIT:

“Kemi pasur probleme, por jo në kuptimin fizik”, Konjufca thirrje deputetëve të vetëpërmbahen

“Kemi pasur probleme, por jo në kuptimin fizik”, Konjufca thirrje deputetëve të vetëpërmbahen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur për dhunën fizike që u pa sot në Kuvend.

Pas pauzës dy orëshe pas situatës së krijuar, Konjufca ka thënë se këto ishin pamje të papranueshme, derisa kërkoj nga deputetët që të vetëpërmbahen.

“Ne e dimë që jemi shtet i ri edhe Kuvendi dhe institucionet kanë përjetuar peripeci të llojllojshme, por së paku deri më sot kemi pasur imunitet të mirë që është vlerësuar edhe nga bota demokratike e ky imunitet që ju kemi rrezitu akteve të tilla është përleshja fizike. Kemi pasur probleme të natyrave tjera por jo në kuptimin fizik drejt fytyrës, kokës, trupave me ja mësy njëri-tjetrit siç e pamë sot”, tha Konjufca.


Kryeparlamentari shtoi se “këtë nuk ja dëshirojmë askujt e kjo është një sjellje që do të gjykohet nga qytetarët dhe nuk do të doja të përsëritej në Kuvend”.

“Ne i kemi mosmarrëveshjet tona, si forca politike i kemi papajtueshmëritë tona të thella, por ato mospajtime gjithmonë i bëjnë nder vendit dhe Kosovës nëse i mbajmë në nivelin e funksionimit normal të institucioneve tona demokratike. Po ju bëjë thirrje që ta merrni me qetësi punën që e bëjmë së bashku dhe të përpiqemi të kalojmë këtë ditë të vështirë dhe këto momente të vështira për vendin tonë”, tha Konjufca.

Konjufca u bëri thirrje deputetëve për një “minimum të një sjellje që do ti gëzonte qytetarët e republikës tonë”.

“Nuk i kemi kursyer fjalët më të rënda për njeri-tjetrin, në momentin që kalohen nga fjalë në goditje ato nuk trajtohen më vetëm në Kuvendin e Kosovës. A duam ne që të kalojmë në atë gjendje, a është për deputetin e denjë një sjellje e tillë, unë them që jo. Meqenëse është puna kështu, bisedova me kryeministrin ai po heq dorë nga fjala e tij që pat, dhe nëse ne si deputet kemi mirëkuptim për me vazhdu në pikë tjetër atëherë vazhdojmë me pyetjet parlamentare”, tha Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori