Banorët e fshatit Shipitullë të Komunës së Obiliqit po ankohen për zhurmë e pluhur, që po ua shkaktojnë ekskavatorët e KEK-ut për disa vite me radhë duke kërkuar shpronësimin e pronave.
Me anë të një proteste para objektit të KEK-ut, ata thonë se edhe pse kanë dërguar me dhjetëra kërkesa asnjëra nuk është marrë si e mirëqenë.
Drilon Mjeku nga fshati Shipitullë komuna e Obiliqit tha se prej vitit 2017 janë duke bërë kërkesa, mirëpo ende asgjë nuk është ndërmarrë.
“Arsyeja jonë është që kena ba shumë kërkesa për fshatin Shqipitullë prej 2017 jemi për Ligjin e Shpronësimit.
Askush nuk ka marrë masa ndaj neve. Absolut. U nda katuni, e kanë da katunin, e kanë bo vinë kah po dojnë vetë. Jemi blloku, nuk ka rrugë. Tash rrugën na e prishin. E kanë blloku me shkollë, me krejt…S’ka nxënës, s’ka kurrgjë…”, tha Mjeku.

Ai tregoi se kanë bërë kërkesa, por asnjëra deri më sot nuk është marrë parasysh.
“Kërkuam që të flisnim me ndonjërin, por s’na doli askush, e na e thirrën policinë. Kërkuam nga institucionet, nga të gjithë e askush nuk është marrë me ne. Kemi mbetur në mëshirën e Zotit. Katuni, ka mbet në mëshirën e Zotit. Tash edhe do ditë prishet rruga. Atëherë duhet me shku për Sllatinë me dal në Obiliq….”, u shpreh Mjeku.
Ai ka një lutje për Qeverinë e Kosovës: “E kisha lutë ma së pari Qeverinë, po Qeveria nuk po merr masa me ne. Kisha lutë Qeverinë sa më shpejt me marrë një hap, se katundarët janë metë veç në mëshirën e Zotit, kush nuk merret, i bina kërkesat, i dorëzojnë kërkesat, kush s’merret me neve, absolut”.
Mjeku tha se nuk i ka mbetur ndonjë zgjidhje vetëm të dalin me familje e të protestojnë para KEK-ut.
“Na ka mbetë, ne veç me i marrë gratë e fëmijën, edhe me ardhë dhe me i qitë kauçat këtu dhe me flejtë para tyre…”.
Edhe Arsim Mjeku nga ky fshat tha se kërkesa e tyre është që të shpronësohet tërësisht fshati.

“Ne për momentin e kemi gjendjen jo të mirë në terren”, tha ai duke shtuar se ekskavatori është vetëm 140 metra prej shtëpisë, për të cilin tha se punon 24 orë.
“As nuk mundesh me flejtë natën, as mundesh me ndejt ditën, zhurma nuk na le. Për momentin ka me mbyllë rruga që tashti, veç kur te marrim vendimin për mbylljen e rrugës. As nuk po na zhvendosin, as kurrgjë. Kërkesa jonë është që të bëhet shpronësimi tërësisht i fshatit”, tha Mjeku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Do të krijohet aplikacion për të krahasuar çmimet e artikujve nëpër markete, ISHT-ja do të monitorojë situatën

Prokuroria: Proces hetimor ndaj 26 vjeçarit nga Kosova që u privua nga liria në vendkalimin kufitar “Bllacë”, për falsifikim të dokumenteve

KQZ tregon sa shpenzuan LVV, PDK, LDK e AAK në tremujorin e parë të 2025-ës

"S'ka BE për Serbinë pa njohjen e Kosovës", Picula: Çdo destabilizim i Kosovës do t'i kushtonte shtrenjtë Vuçiqit

Dëshmon në gjykatë vëllai i Triumf Rizës: E kanë dërguar në spital një grua për me pa nëse ka vdekur Triumfi

Pse Haxhiu është mollë sherri për konstituimin e Kuvendit?

Kasami: Taravari është vetëlarguar nga qeveria, ashtu siç u vetëpërjashtua nga VLEN-i

Patriarku serb në Kremlin, përkrah "botën ruse", dënon Perëndimin dhe i përcjell mesazhe Putinit për Kosovën

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'