LAJMI I FUNDIT:

Kemi gjetur çantën e sezonit të cilën menjëherë do ta dëshironi!

Kemi gjetur çantën e sezonit të cilën menjëherë do ta dëshironi!

Edhe pse gjatë periudhës së dimrit zgjedhim diçka me tone më të zymta dhe pjesë më të thjeshta, këtë herë kemi gjetur çantën, e cila askënd nuk e lë indiferent

Instagrami tashmë një kohë të gjatë është dozë ditore e inspirimit dhe me vetëm disa klikime mund të gjejmë dizajnin e veçantë dhe unik, i cili çdokujt, por edhe veshjes më të thjeshtë do t’i japë dimension të veçantë, transmeton Telegrafi.

Çanta e cila na ka tërhequr vëmendjen ka formë ylli dhe është e stolisur me inxhi, ndërsa i paraqet shtesë të vërtetë çdo dukjeje festive.


Fjala është për çantën e brendit Nordstrom, pas të cilit qëndron blogerja e njohur Blair Eadie.

Edhe pse modeli i çantës me dimensione më të vogla megjithatë është mjaft i madh që në të të vendosen të gjitha imtësitë të cilat gjatë ditës na janë të domosdoshme.

Kjo çantë është ideale të bartet me pjesë minimale, të cilat do t’i lejojnë të zotërojë gjithë pamjen tuaj.

/Telegrafi/