LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi tregon se për çka po flitet në takimet e LDK-së me VV-në (Video)

Kelmendi tregon se për çka po flitet në takimet e LDK-së me VV-në (Video)

Zëvendëskryeministri në largim dhe deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka thënë se, nëse PAN nuk i ka numrat për krijimin e Qeverisë, opozita do të provojë mundësitë e saj ligjore.

“Presidenti Thaçi e din se Gjykata Kushtetuese ka ndërrue shumë presidentë, prandaj mbetet me u pa nëse ia jep mandatin për formimin e qeverisë atyre që i kanë numrat”, thotë Kelmendi, duke shtuar se, nuk beson që Presidenti Thaçi do ta shkelë Kushtetutën.

Ai është shprehur se takimet me VV-në janë të nivelit teknik, dhe s’kanë të bëjnë me caktimin e emrave apo të pozitave.


“Gjatë këtyre takimeve teknike, mund të përafrohen qëndrimet me VV”, theksoi ai.

Ai ka thënë se nuk e voton Ramush Haradinajn për kryeministër, sepse është në koalicion me PDK-në.

“Ai është në koalicion me një parti që e ka votue mocionin e rrëzimit të Qeverisë”, tha Kelmendi, në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum.

Sa i përket punës së Qeverisë në largim, Kelmendi ka thënë se kurrë s’ka pasë qeveri më stabile.

“Është krijuar baza për qëndrueshmëri ekonomike dhe financiare”, thotë ai.

Kelmendi ka thënë se, votimi eventual i qeverisë së PAN-it nga LDK kishte me qenë vërtetim i të vërtetës së mocionit të rrëzmit të Qeverisë.

“Kjo nuk na jep të drejtë me votue një kandidat që është pjesë e një koalicioni që ka marrë pjesë aktive në rrëzimin e Qeverisë, prandaj neve nuk na obligon asgjë  me votue”, ka sqaruar Kelmendi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=VVNQeEAdp-U

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Lajme
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania

Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme

"Pastrimi" përgjigjet Komunës së Prishtinës: Keni vendosur që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe të eliminohet "Pastrimi"

Lajme
Kalo në kategori