Portieri i Liverpoolit, Caoimhin Kelleher, është i hapur që të largohet nga Anfield në afatin kalimtar të janarit.The Echo raporton se 21-vjeçari planifikon të huazohet në një klub pas hapjes së afatit kalimtar dimëror.

Kelleher është zgjedhja e tretë në portën e Liverpoolit, prapa Alisson Becker dhe Adrian.


kelleher 1 (Foto: Instagram/caoimhinkelleher98)

Ai ishte pranë largimit drejt Holandës në ditët e fundit të afatit kalimtar veror, mirëpo transferimi dështoi pas lëndimit të Alisson.

Irlandezi ka qenë pjesë e Akademisë së Liverpoolit nga viti 2015, ndërsa në vitin 2019 u përfshi në ekipin e parë. /Telegrafi/

telegrafi sport app