Drejtori Gjeneral i KEDS-it, Alper Erbas është nderuar me mirënjohje nga ana e një prej organizatave më prestigjioze në botë të Sistemeve Elektroenergjetike, CIGRE. Kjo u bë gjatë fillimit të punimeve të komitetit të CIGRE Kosova, që po zhvillohet këto ditë në Prishtinë.
“Jam krenar që si inxhinier dhe drejtues i KEDS-it jam pjesë e konferencës së parë të CIGRE-s në Kosovë”, tha Erbas pas pranimit të mirënjohjes.
Konferenca e pare e CIGRE-s në Kosovë ka filluar dje me 6 dhe do të zgjasë deri me 9 nëntor 2019. Pjesë e saj janë edhe kompani prestigjioze botërore, përderisa KEDS është sponsori artë.
Drejtori komercial i KESCO, Hasan Gokalp Cinbis ka folur rreth çmimeve të energjisë elektrike dhe punëve që po bën KEDS/KESCO për adoptimin e Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë.
“Kosova ka nevojë për më shumë investime të huaja për të zhvilluar ekonominë dhe për të krijuar vende të reja pune. Çmimet e rregulluara te tarifaveve, statistikisht janë më të lirat në Evropë dhe padyshim çmimet e energjisë elektrike janë parametra shume të rëndësishëm për investitorët. Mekanizmat tradicional duhet të jenë të dizajnuar për përfshirje brenda vetes edhe burimet e ripërtërishme në atë mënyrë që edhe konsumatorët jo-shtëpiak të mbrohen nga rritjet e paparashikueshme të energjisë elektrike”, tha Cinbis.
Një prezantim detaj të të arriturave gjashtë vjeçare të KEDS-it prej fillimit të operimeve në Kosovë, në emër të kompanisë e ka bërë Iliriana Hajdari.
“Investimet e realizuara nga KEDS prej viti 2013 deri në fund të këtij viti arrijnë në 147 milionë euro. Humbjet janë zvogëluar nga 32 për qind në 19 për qind. Këto të arritura të mëdha, por jo të vetmet”, tha Hajdari.
“Qytetarët kanë përmirësim sa i përket ndërprerjeve në indekset matje në kohëzgjatje dhe numër të ndërprerjeve të ndërprerjeve me 10 për qind në vit. Punët e mira kanë rezultuar me rritjen e kënashmërisë . Ankesat kanë rënë në një periudhë kaq të shkurtër me 63 për qind. Pra, KEDS po tregon kujdes të madh ndaj konsumatorëve, ndaj komunitetit dhe ndaj punëtorëve të vet. Të dhënat janë inkurajuese dhe na japin forcë që të vazhdojnë tutje”, tha Hajdari, e cila aktualisht mban pozitën e drejtoreshës për konsumatorë në KESCO.
Gjate sesionit plenar të mbajtur në Konferencën e parë të CIGRE nga KEDS janë paraqitur edhe të dhënat për sigurinë e furnizimit me energji elektrike, janë diskutuar investimet e bëra nga viti 2013 dhe me theks te veçante mbështetjen për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë (BRE) në të kaluarën dhe mundësinë e ofrimit te kyçjeve për të gjitha kërkesat për BRE në proces dhe atyre në vazhdim për te cilat do të mund të adresohen në KEDS, të cilën e ka bërë Sabri Tërnava, Drejtor për Konsumator i KEDS-it.
Ai ka konfirmuar gatishmërinë e kompanisë për mbështetjen e BRE dhe ofrimin e kushteve sa me optimale për kyçje. Në aspektin e gjeneratorëve për vet-konsum ai në emër të KEDS ka prezantuar sfidat ne ofrimin e zgjidhjeve teknike për kyçje të tyre kundrejt numrit të madh të kërkesave të cilat gjithnjë e më shumë po shënojnë rritje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame