KEDS-i ka përfunduar dy projekte të mëdha në komunën e Kamenicës. Është fjala për ndërtimin e largpërçuesit të Roganës dhe largpërçuesin e Hogoshtit, që i përkasin Komunës së Kamenicës.
Me këto dy projekte të përfunduara investive nga KEDS, 12 fshatra të kësaj ane do të kenë energji kualitative dhe tension stabil.
Me këtë investim do të përfitojnë 1,800 familje e biznese nga largpërçuesi i Roganës dhe rreth 2,000 familje e biznese nga largpërçuesi i Hogoshtit. Pra, përfitues direkt janë afro 4 mijë konsumatorë apo rreth 20 mijë banorë të asaj ane.
Ata tash do të kenë një jetë më të mirë dhe bizneset do ta kenë punën më të lehtë, nga rrjet i ri dhe modern i implementuar nga KEDS.
Këto investime i kanë parë për së afërmi edhe drejtori gjeneral i KEDS, Alper Erbas, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi.
“Shpreh falënderim të veçantë për mbështetjen dhe përkrahjen e treguar nga komuna e Kamenicës. Falë bashkëpunimit të mirëfilltë që kemi pasur, projektet në këtë nën-distrikt janë realizuar me kohë. Projekti i Roganës dhe Hogoshtit mund të cilësohen si projektet më të mëdha në vitin 2018, sepse kanë përfituar një numër i madh i konsumatorëve”, theksoi Erbas.
Ndërsa, nënkryetari Jakupi, gjatë vizitës në terren u shpreh i kënaqur me punën e KEDS-it.
“Janë bërë punë të mira nga ana e KEDS për komunën e Kamenicës. Janë këto dy projekte të realizuara, pastaj projekti në Koretin, punimet në qendër të qytetit e projekte tjera. Stafi i KEDS është mjaft bashkëpunues karshi kërkesave tona”, tha nënkryetari Jakupi.
Në këto dy projekte janë vendosur katër stabilimente shperndarëse të reja nga KEDS dhe janë ndërtuar dy dalje të reja 10 kV nga NS Berivojca, që tani quhen dalja e Hogoshtit dhe dalja e Roganës. Gjithashtu janë vendosur edhe dy trafostacione të reja me kapacitet prej 160 kVA në fshatin Grizime dhe Kershlanet.
Duke iu përshtatur terrenit në projektin Roganës është shtrirë linjë ajrore e re 5 km, ndërsa nëntokësorerreth 5.5 kilometra.
“Rryma më herët ka qenë katastrofë, ka pasur ndërprerje të shpeshta dhe tensioni shumë i dobët. Një defekt në Kostanicë apo në fshatrat e malësisë, neve këtu na është ndalur rryma. Tash është bërë lidhje e re dhe me këtë është stabilizuar gjendja si te ne ashtu edhe në të gjithë fshtatinë”, tha Sami Rexhepi, pronar i restorantit ‘Kalaja’ në fshatin Kopernicë.
Gjatë zbatimit të projektit të Hogoshtit, KEDS ka instaluar afërsisht 8.5 kilometra rrjet ajror dhe 3.6 kilometra rrjet nëntokësor dhe 3.3 kilometra rrjet kabllo bistekë dhe shtyllat e betonit.
Kjo ka bërë që edhe banorët e këtij rajoni t’i ndjejnë këto ndryshime.
“Përpara, herë kishte e herë nuk kishte rrymë, kurse tash jemi të kënaqur. Por edhe jemi pagues të rregullt të energjisë elektrike. Çka duhet të paguajmë ne e paguajmë, nuk i mbetemi borxh shtetit”, ka thënë Radunka Arsiç, banore e asaj ane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame