Seanca plenare në Parlamentin e Shqipërisë është ndërprerë këtë të martë pas debatit të fortë mes deputetit demokrat Ervin Salianjit dhe atij socialist Erion Braçes, ndërsa po diskutohet projektbuxheti i vitit 2022.
Salianji ka hedhur akuza të forta ndaj deputetit Erion Braçe duke i thënë se është përfshirë në krim dhe ka dalë në përgjimet e Rezart Taçit të kryera nga anti-mafia italiane.
Ai gjithashtu e ka ofenduar. Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të deputetit socialist duke kërkuar respektimin e etikës dhe shmangien e ofendimeve. Pas këtij debati është dashur edhe ndërhyrja e Gardës dhe më pas është pezulluar për disa minuta seanca.
“Kjo hipokrizia sikur këtu ka disa gra ministre e deputete bëjnë të prekurat për një fjalë që nuk prek askënd, kurse kur km i drejtohet kryetares së parlamentit për mbarimin e fjalës i kthehet. Ka 10-fishuar pasurinë e saj dhe bashkëshortit të saj zonja Bushka. Prandaj del dhe bën këtu si engjëll, por nuk është engjëll. Zotëria, parafolësi im 40 milionë euro me tendera. ky zotëria që del dhe bën si më i shqetësuari, në përgjimet e prokurorisë italiane, për Rezart Taçin, A je ti zv.kryeministri që del në përgjime. Mos m’u drejto mua si kone”, tha Salianji.
Pas qetësimit të situatës, seanca plenare ka rifilluar, ku kanë marrë sërish fjalën Salianjit dhe Braçe. Braçe hodhi poshtë akuzat ndaj tij duke theksuar se nuk ka komunikuar kurrë në asnjë lloj mënyre me Taçin.
“Etika në këtë sallë mori fund ditën kur i gjithë mllefi u derdh mbi një fletë votimi ku ishte emri i një grua. Ja si mori fund etika atë ditë. Se sa i shqetësuar jam unë për bujqit e di unë, në këtë sallë ka shpifës të dënuar nga gjykata. Në 18 tetor 2021 nuk kam qenë zv kryeministër . Në këtë sallë ka njerëz që paguhen për të shpërndarë akuza, do ua provoj që paguhen me cash, këto histori me lojëra luftash përfundojnë te dita e pagesës cash, o e kam denoncuar unë Armo, mes të cilave ngjarje tragjike,kam kallëzuar në prokurori, një prokuror e mori dosjen dhe e fshiu dosjen, o s’ka fol njeri këtu. Mua dhe Taçin na ndan një oqean i tërë, s’kemi fol kurrë , nuk kemi shkëmbyer asnjëherë asgjë, s’kam shkelur kurrë në televizionin e tij, ka fytyra këtu që ka qenë”, tha socialisti.
Ndërsa Salinaji ka ironizuar situatën, duke shprehur siguri për përfshirjen e ish-zv.kryeministrit në përgjime, ku tha se duan të largojnë vëmendjen duke bërë zhurmë.
“Nuk e di pse të djeg kaq shumë, a është zv.kryeministri në përgjime apo jo, duhet parë, mos bëni si e shenjta Mari. Meqë jeni për gjykatë . Ju doni të largoni vëmendjen duke bërë zhurmë, se ku shkojnë paratë e buxhetit të shtetit”, tha Salinaji.
Edhe në ditën e dytë të seancës maratonë për diskutimin e projektbuxhetit të vitit 2022 ka pasur debat të fortë mes socialistëve dhe demokratëve. Shkak kanë qenë akuzat dhe mos respektimi i rregullores.
Kujtojmë se buxheti për vitin 2022 arrin në 5.2 miliardë euro dhe parashikon një nivel ambicioz të ardhurash prej rreth 4.4 miliardë euro apo 537 miliardë lekë.
Qeveria pret që ekonomia vitin e ardhshëm të arrijë në 4.1%, ndërsa synon uljen e borxhit publik në 78.9.
Ndërsa sa i takon paketës fiskale, ndryshon ligji për TVSH-në, ku hiqet kompensimi 6% për fermerët, rivendoset taksa 10% për imputet bujqësore dhe vendoset tavan i ri për investimet në bujqësi që përjashtohen nga pagesa e TVSH-së. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës