Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përmes një konference për media sot, ka paraqitur gjetjet nga analizimi i procesit të tenderimit për ndërtimin e Spitalit “Nëna dhe Fëmiu” në komunën e Prizrenit, të realizuar nga ana e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Në njoftim thuhet se si rrjedhojë e ankesave të shumta lidhur me procesin e vlerësimit të këtij tenderi, KDI ka analizuar në mënyrë të hollësishme veprimet e institucioneve të përfshira në këtë proces (SHSKUK, OSHP, KRPP, AKK) për të parë nëse ato ishin në përputhje me përgjegjësitë ligjore e profesionale.
Në këtë proces, KDI ishte ballafaquar me mungesë të transparencës nga ana e SHSKUK, ku dokumentet e kërkuara më 18 shtator 2020 për te analizuar këtë tender ishin siguruar më 7 dhjetor 2020, dhe atë vetëm pas ndërhyrjes së Avokatit të Popullit
“KDI vlerëson se në këtë procedurë është shkelur neni 59.4 i Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) dhe nenet 41.1 , 41.3.5 dhe 41.5 të Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ të Prokurimit Publik, pasi që Operatori Ekonomik fitues ‘Hidroterm’ nuk i kishte përmbushur kërkesat e dosjes së tenderit mbi gjendjen ekonomike dhe financiare.
Në Dosje ët Tenderit janë kërkuar Deklaratat Tatimore Vjetore të dorëzuara në Administratën Tatimore të Kosovës për tri vitet e fundit të përfunduara fiskale nga data e njoftimit për kontratë, në vlerë jo më pak se 8,000,000.00 €”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se në Dosjen e Tenderit ishte kërkuar taksativisht që të deklarohet qarkullimi financiar në Kosovë dhe nuk ishin definuar opsione të tjera të pranueshme si dëshmi të qarkullimit financiar të operatorëve ekonomik.
“Analiza shpërfaqë që përkundër që paneli shqyrtues i OSHP-së ishte pajtuar me mendimin e ekspertit shqyrtues të angazhuar ku thuhej që “oferta nuk i plotësonte kriteret e përshtatshmërisë”, OSHP, përfundimisht kishte marrë vendim të mbështeste vendimin e SHSKUK-së për vazhduar me dhënie të kontratës.
KDI ka gjetur se SHSKUK kishte bërë shkelje të LPP-së, pasi që kontrata ishte nënshkruar 6 ditë pas njoftimit për dhënie të kontratës, ndërsa sipas LPP, neni 26 pika 4.1 nënshkrimi i kontratave publike bëhet ‘së paku dhjetë (10) ditë pas publikimit të njoftimit për dhënie të kontratës’”.
Edhe KRPP, të cilës operatori tenderues i ishte drejtuar me kërkese për interpretim ligjor, nuk kishte vepruar me transparencë, duke mos publikuar në ueb-faqen e saj këtë interpretimin ligjor, gjë që është e përcaktuar me ligj.
KDI kishte gjetur se kompania e shpërblyer me kontratë në ofertën e saj kishte dorëzuar vetëm vërtetimin nga Gjykata Themelore, Departamenti për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore në Prishtinë se kompania nuk ishte e falimentuar apo në proces të falimentimit por nuk kishte dorëzuar edhe Certifikatën nga Gjykata Themelore Departamenti për krime të Rënda se kompania në fjalë nuk ishte dënuar për kryerjen e një vepre penale ose civile gjatë dhjetë viteve të fundit. Këto dy certifikata, sipas ligjit për prokurim publik dhe Dosjes së Tenderit janë dokumente të obligueshme që duhet dorëzuar me ofertë.
“Në tërë periudhën sa ka zgjatur ky proces i prokurimit, pronar i vetëm i kompanisë së shpërblyer me kontratë ‘Hidroterm’, me 100% aksione, ishte z. Blerim Kuçi. Ky i fundit, më 05 qershor 2020 kishte pranuar detyrën si Ministër i Ekonomisë dhe Mjedisit në Qeverinë e Republikës së Kosovës”.
Bazuar në këtë fakt, KDI kishte ngritur dyshimet nëse dhënia e kontratës për Hidroterm, pronari i së cilës ishte tanimë një zyrtar i lartë publik, përbënte konflikt interesi dhe për këtë më 28 gusht 2020 i ishte drejtuar Agjencionit Kundër Korrupsion (AKK).
Pas plot katër muajsh nga data e dorëzimit të kërkesës nga KDI dhe gati tre muaj pasi ishte nënshkruar kontrata me Hidroterm, AKK më 24 dhjetor 2020 ishte përgjigjur në kërkese ku kishte vlerësuar se nuk kishte prova të mjaftueshme që argumentojnë dyshimin për ekzistimin e mundshëm të konfliktit të interesit. Njëra nga arsyetimet e AKK-së për mungesën e provave për konflikt të interesit ishte që Blerim Kuçi nuk ishte pronar i “Hidroterm” por ishte në zotim pasiv të aksioneve ose i pjesëve në kapital.
“Sidoqoftë, KDI kishte siguruar të dhënat nga ARBK se ndërrimi i pronësisë kishte ndodhur me 01 dhjetor 2020 derisa kërkesa e KDI-së për interpretim të konfliktit të interesit ishte në tavolinën e AKK-së, dhe jo brenda 30 ditëve nga pranimi I detyrës së zyrtarit të lartë public siç e kërkon ligji për parandalimin e konfliktit të interesit.
Në anën tjetër, në ofertën e paraqitur nga Hidroterm, KDI kishte gjetur se z. Blerim Kuçi në fakt kishte deponuar CV-në bashkë me kualifikimet e tij si dëshmi për të përmbushur kriteret profesionale të dosjes së Tenderit, neni 9.1&9.2 si inxhinier i ndërtimtarisë/hidroteknik”.
Konkludimi i përgjithshëm i KDI-së lidhur me këtë tender specifik qëndron në trajtimin jo-adekuat e joprofesional të lëndës nga të gjitha institucionet e involvuara padallim, SHSKUK, OSHP, AKK dhe KRPP, dhe me këtë i bën thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë arsyet e këtyre shkeljeve dhe neglizhimeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjermnai-780x439.jpg)
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
![Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/viber_image_2025-02-06_10-52-23-540-640x480-1-780x439.jpg)
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra
![Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Lukas-Mand-780x439.jpg)
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë
![Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kur-pritet-pasardhesi-i-Lajcakut-te-nise-punen-per-dialogun-Kosove-Serbi-Insajderi.org_-780x439.jpg)
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi
![Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-06-191656-1-600x360-1-780x439.png)
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër