KDI: Moszbatimi i Marrëveshjes për energji mund të dërgojë Kosovën në krizë energjetike
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka organizuar sot një vizitë të anëtarëve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kompaninë publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT).
Në këtë vizitë morën pjesë kryetarja e këtij komisioni Sala Berisha – Shala dhe anëtarja e komisionit Mimoza Kusari – Lila, të cilat takuan kryeshefin ekzekutiv të KOSTT-it, Ilir Shala dhe përfaqësues të Bordit.
Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi i anëtarëve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për energji të arritur mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të Brukselit dhe çështjen e faturimit të energjisë së pjesës veriore të Kosovës.
Deputetët kërkuan nga përfaqësuesit e KOSTT-it, informacione lidhur me progresin në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe humbjet e shtetit të Kosovës nga moszbatimi i kësaj Marrëveshjeje, shkruan Telegrafi.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e KOSTT-it, informuan deputetet se deri më tani Kosova dhe Serbia nuk janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes për energji. Arsyeja e moszbatimit të marrëveshjes kanë theksuar se është refuzimi i Serbisë që të regjistrojë kompaninë e re në Kosovë ‘Elektro Server’, sipas ligjeve të Kosovës. Ata kanë njoftuar se janë raportuar vonesat tek përfaqësuesit e BE-së, të cilëve u kanë kërkuar që të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë në zbatimin e marrëveshjes.
Sipas përfaqësuesve të KOSTT-it, moszbatimi i kësaj marrëveshje po i shkakton humbje të mëdha financiare Kosovës dhe KOSTT-it në veçanti. Vetëm gjatë vitit 2017, KOSTT ka pasur humbje disa milionëshe kurse nga viti 2008 deri në vitin 2017, Serbia llogaritet që ka përfituar deri në 52 milionë euro nga shfrytëzimi i linjave të interkoneksionit të Kosovës.
Përfaqësuesit e KOSTT-it kërkuan nga deputetet që të ngrisin këtë çështje në Kuvend dhe të kërkojnë nga Qeveria që të gjejnë sa më shpejtë një zgjidhje të qëndrueshme. Deputetet u zotuan se do të adresojnë sa më shpejtë këtë çështje në seancat e Kuvendit të Kosovës dhe do t’i kërkojnë qeverisë që këtë çështje ta trajtojë me prioritet dhe seriozitet.
Kjo vizitë u organizua në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar në mes të KDI-së dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës që synon rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi si dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë, me financimin e Ambasadës së Zvicrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inter City – Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Në muajin prill do të mbahet ngjarja më madhe e bizneseve në Sofje për të ridefinuar tregtinë E-commerce
SAMSUNG GALAXY S25: Shpejtësi, fuqi dhe saktësi – E disponueshme në Gjirafa50!
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij