LAJMI I FUNDIT:

KDI: Dënojmë gjuhën dhe sjelljet joparlamentare të deputetëve ndaj Kryetares së Kuvendit

KDI: Dënojmë gjuhën dhe sjelljet joparlamentare të deputetëve ndaj Kryetares së Kuvendit

Instituti Demokratik i Kosovës dënon gjuhën dhe sjelljet tërësisht joparlamentare të përdorura nga ana e deputetëve gjatë diskutimeve lidhur me projektligjin për rishikim të buxhetit, gjatë seancës së sontme.

KDI përmes një komunikate vlerëson që me sjelljen dhe veprimet e tyre, deputetët kanë penguar Kryetaren e Kuvendit për të ushtruar funksionet e saj, të përcaktuara me Rregulloren e Punës, duke shkaktuar dhe ndërprerjen e punimeve të seancës.

Ndërpritet seanca e Kuvendit për shkak të tensioneve - deputeti i LDK-së i vërsulet Vjosa Osmanit
Lexo po ashtu Ndërpritet seanca e Kuvendit për shkak të tensioneve - deputeti i LDK-së i vërsulet Vjosa Osmanit

Rregullorja e Punës i jep autoritet Kryetares së Kuvendit për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e seancës dhe për t’ia tërhequr vërejtjen deputetëve që nuk i respektojnë rregullat dhe përdorin gjuhë dhe sjellje joparlamentare.


KDI kërkon që ndaj deputetëve që penguan punimet dhe mbarëvajtjen e seancës, si dhe nuk respektuan autoritetin e Kryetares së Kuvendit, të ndërmerren masa disiplinore në përputhje me Rregulloren, në mënyrë që situata të tilla të evitohen në të ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori