Këngëtarja dhe tekstshkruesja e famshme amerikane, Katy Perry, është duke shijuar muajt e fundit të shtatzënisë.

Derisa është në prag të lindjes, ajo po vazhdon akoma të përkujdeset për veten e saj e madje të dalë edhe për shëtitje.


Gjatë shëtitjes së fundit në Santa Barbara, krijuesja e hitit “Roar” kishte marrë me vete të gjitha gjërat e nevojshme e po ashtu edhe masat për parandalimin e virusit COVID-19.

31530822 8590271 image a 79 1596505373537 Katy Perry gjatë shëtitjes në Santa Barbara (Foto: Backgrid)

Perry dukej atraktive në një fustan të gjatë ngjyrë kafe, derisa u fotografua duke mbajtur një kafe në dorë.

Ylli amerikan gjithashtu kishte vënë një maskë blu, kapelë e vathë të së njëjtës ngjyrë.

Dukjen e kompletoi me syze dielli të zeza, e cila siç duket ka mbuluar gjithë fytyrën për të qenë më e sigurt gjatë kontaktit me njerëz.

31530806 8590271 Bumping along The fiancee of Orlando Bloom covered her ever grow a 100 1596506152120 Katy Perry gjatë shëtitjes në Santa Barbara (Foto: Backgrid)

Në një intervistë të fundit, artistja theksoi se është duke u përgatitur të sjell në jetë një ‘fëmijë të shëndoshë’, e cila raportohet se do të bëhet nënë e një vajze muajin tjetër.

Katy dhe Orlando ndërkohë romancën e dashurisë e filluan në vitin 2016, pasi u takuan në "Golden Globe Awards". /Telegrafi/

31530832 8590271 image a 112 1596506660505 Katy Perry gjatë shëtitjes në Santa Barbara (Foto: Backgrid)

31530816 8590271 image a 113 1596506662194 Katy Perry gjatë shëtitjes në Santa Barbara (Foto: Backgrid)

31530834 8590271 image a 89 1596505805313 Katy Perry gjatë shëtitjes në Santa Barbara (Foto: Backgrid)