Katy Perry shfaq stilin e shtatzënës me një fustan neoni që kombinohej me parukën e saj ngjyrë portokalli

274:"BRIGHT, AUSTRALIA - MARCH 11: Katy Perry poses for a photograph on March 11, 2020 in Bright, Australia. The free Fight On concert was held for for firefighters and communities recently affected by the devastating bushfires in Victoria. (Photo by Daniel Pockett/Getty Images) 12:"Getty Images
Katy Perry ndau një fotografi të pamjes së saj dhe ishte shumë ndryshe nga herët e tjera.
Këngëtarja 35-vjeçare ndau një seri fotografish duke treguar se si kombinoi parukën neon-portokalli me fustanin e saj me po të njëjtën ngjyrë, për performancën digjitale ‘Tomorrowland Around the World’.
Perry veshi një fustan neon-portokalli me pika të bardha dhe me pak lesh në fund me ngjyrë vjollcë.
Ajo kombinoi pamjen me një palë vathë që duken si galaktikë, të cilat ishin në shitje për 141 dollarë.
Përndryshe, Katy Perry qëkur ka njoftuar për shtatzëninë e saj është shfaqur mahnitëse dhe duket se po e shijon shumë këtë periudhë në jetën e saj. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































