Katy Perry promovon albumin "Smile", pasi solli në jetë fëmijën e parë

267:"BRIGHT, AUSTRALIA - MARCH 11: Katy Perry speaks to media on March 11, 2020 in Bright, Australia. The free Fight On concert was held for for firefighters and communities recently affected by the devastating bushfires in Victoria. (Photo by Daniel Pockett/Getty Images) 12:"Getty Images
Këngëtarja e njohur, Katy Perry, ani pse ditën e djeshme (e enjte) është bërë nënë, nuk po lë anash promovimin e albumit.
Një gjë të tillë është duke e bërë nga shtrati i spitalit, pasi ajo ende nuk është liruar, shkruan Daily Mail.
Albumi "Smile" është i pesti me radhë gjatë karrierës së saj, i cili erdhi pak kohë pasi ajo solli në jetë fëmijën e parë.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, teksa falënderoi fansat për të gjitha mesazhet.
"Është këtu, është më në fund këtu. Riktheva buzëqeshjen. Shpresoj që ky album do sjellë buzëqeshje tek ju“, ka shkruar ajo në përshkrim.
Përpos kësaj, sipas Us Weelky ajo ka fituar ‘luftën’ ndaj partnerit të saj, për të vendosur emrin e vajzës, Daisy. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































