LAJMI I FUNDIT:

Katica Janeva sot i thotë fjalët përmbyllëse për rastin “Haraçi”

Katica Janeva sot i thotë fjalët përmbyllëse për rastin “Haraçi”

Ish-prokurorja speciale, tani e akuzuar në rastin “Haraçi”, Katica Janeva, do t’i japë fjalët e saj përfundimtare për këtë rast në Gjykatën Penale, pas çka do të hapet rruga për të shpallur aktgjykimin.

Përveç të së akuzuarës Janeva, avokatët e saj të mbrojtjes pritet gjithashtu të japin fjalime përmbyllëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paraprakisht, në seancën e djeshme për rastin “Haraçi”, fjalën përmbyllëse e pati edhe i akuzuari i parë Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili tha se akuza bazohet vetëm në deklaratën e Jordan Kamçevit. Sipas Jovanovskit, Kamçevi mund t’i ketë dhënë një milion euro, edhe ndoshta më shumë, por jo atij. Ai mohon akuzat dhe pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.


Ndryshe, gjykimi për rastin “Haraçi” filloi në nëntor të vitit të kaluar. Aktakuza u ngrit kundër tre personave. Në seancën e parë për këtë rast, i akuzuari Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin dhe në seancën vijuese u dënua me tre vjet burg. Dy të akuzuarit e tjerë, Jovanovski dhe Janeva, u deklaruan të pafajshëm dhe ndiqen penalisht pas paraqitjes së dëshmive materiale dhe verbale nga ana e Prokurorisë.

Gjithashtu, vetë prokurorët parashtruan dëshmi, në fakt me propozimin e së akuzuarës Janeva, para gjykatës dëshmuan edhe disa prokurorë dhe hetues nga ish Prokuroria Speciale Publike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori